Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Petkoviq nuk e argumenton pretendimin e tij se “Kurti po gënjen, kur bënë përgjegjës Beogradin për shtyrje të Dialogut”

HIBRID

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petokivq, ka pretenduar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po gënjen kur po thotë se shtyrja e Dialogut në Bruksel, po shtyhet si shkak i Beogradit zyrtar.

Këtë pretendim, Petkoviq e bëri pak orë pas deklaratës së Kurti, i cili tha se dialogu Kosovë-Serbi po prolongohet si shkak i presidentit Aleksandar Vuçiq.

Ndërsa, kryeministri Kurti, në një intervistë për Zërin e Amerikës, gjatë vizitës së tij në Uashington, tha se takimi i planifikuar për 17 korrik, ishte shtyrë me kërkesë të palës serbe.

Reagimi i Petkoviq u bë përmes një komonikate të publikuar mbrëmë (28 korrik) ne ueb-faqen zyrtare të Zyrës për Kosovën.

Pjesë nga komunikata e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, të përkthyera në shqip:

Albin Kurti ka thënë sot një gënjeshtër të njohur dhe lehtë të verifikueshme për Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se është Beogradi ai që vazhdimisht po e saboton dialogun.

Vegëza e komunikatës:

https://www.kim.gov.rs/lat/vesti.php


Në deklaratën e tij, Kurti i pyetur nga gazetarja e Zërit të Amerikës për Dialogun e Brukselit, kishte thënë se ishte planifikuar një takim mes tij të parit të Serbisë, për t’u mbajtur më 17 korrik në Bruksel por që, sipas tij, ishte shtyrë si rezultat i kërkesës nga pala serbe.

Pjesë të intervistës së kryeministrit Albin Kurti për Zëri të Amerikës:

Unë jam gjithmonë i gatshëm që të udhëtoj në Bruksel për takimin e radhës të përgatitur mirë për çështje bilaterale dhe një takim i tillë ka pasur plan që të mbahet me datën 19 korrik, mirëpo nuk u mbajt për shkak se Beogradi zyrtar e refuzoi atë dhe kërkoi një shtyrje mbi një mujore.

Pra, Kurti pretendon se Vuçiq ka kërkuar të shtyhet takimi për një muaj.


Hibrid.info ka hulumtuar lidhur me këtë pretendim të Kurtit, për ta argumentuar atë me ndonjë burim zyrtar që dëshmon kërkesën për shtyrje nga pala serbe, por nuk ka arritur të gjejë diçka relevante.

Megjithatë, pretendimi i bërë nga Petkoviq se “Kurti ka gënjyer”, është i pabazë, pasi që nuk ka arritur ta argumentojë atë.

Pretendimi i bërë nga Petkoviq është shpërndarë si artikull edhe nga shumë media në gjuhën serbe (shih këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Petar Petkoviq nuk e fakton pretendimin e tij se Kurti po e bënë një gënjeshtër të njohur, kur thotë se Serbia dhe Vuçiq po e zvarrisin Dialogun në Bruksel.

Shumë media në gjuhën serbe e kanë publikuar këtë komunikatë, duke mos bërë verifikim të pretendimeve.

Për këtë arsye, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Përmbajtje e Pa Verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere