Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Vazhdon të publikohet artikulli me pretendimin e rremë se Zvicra po kërkon punëtorë

FATBARDH DEMA

Faqja në Facebook “Atdheu Lajm” ka publikuar sot (8 shtator) një artikull me titull “Zvicra kërkon punëtorë – ja punët që kërkohen pa diplomë”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli nuk korrespodon me përmbajtjen.

Në përmbajtje sqarohet se bëhet fjalë për pesë profesione në Zvicër, të cilat nuk kërkojnë diplomë, por që kanë kritere të tjera.

Po ashtu, në asnjë rast nuk përmendet se shteti zviceran ka shpallur konkurs për vende të lira pune në këto profesione, siç pretendohet përmes titullit të artikullit.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “Atdheu Lajm”:

https://www.facebook.com/atdheulajm/posts/pfbid02dUWJMXTwMCJgLp2XyuWnV3KyQBntEkdjAWEto61jDYJW1F7pSjPH8rxF1EMqX3Spl


Artikulli me titull të njëjtë është shpërndarë edhe në muajin korrik nga portali “atdheulajm.com”, e që gjithashtu është verifikuar nga hibrid.info. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin autentik të publikuar më 5 korrik nga portali informativ në gjuhën shqipe që operon në Zvicër “albinfo.ch”, i cili mban titullin “5 punë që mund të bëni në Zvicër pa diplomë”. (shih këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se artikulli i publikuar nga faqja “Atdheu Lajm” në Facebook përmban titull të pasaktë me pretendimin se “Zvicra po kërkon punëtorë”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere