[email protected]
Titujt nuk sqarojnë se cili shtet planifikon ndalimin e konsumimit të duhanit në makina
shape
shape
shape

Disa media online në gjuhën shqipe me datë 7 dhe 8 korrik kanë publikuar një artikull me titull “Gati ligji, ndalohet çdo lloj cigareje në makinë”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se këta artikuj përmbajnë tituj përgjithësues që nuk sqarojnë se cili shtet planifikon të fus në fuqi një ligj të tillë.

Kjo qartësohet vetëm në përmbajtje ku thuhet se Gjermania planifikon ta fus në fuqi ligjin që ndalon konsumimin e duhanit në makina, në rastet kur pasagjerë janë fëmijët apo gratë shtatzëna.

Duke e ditur se këto portale në gjuhën shqipe kanë audiencë shqipfolëse, bazuar në ndjekësit e tyre në Facebook (shih këtu, këtu dhe këtu), kjo mund të qojë në dezinformim të lexuesve se bëhet fjalë për ndonjë vend shqipfolës.


Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet si “noa.al”, “tirananews.al” dhe “sot.com.al”:

https://noa.al/lajmi/2023/07/2392824.html?fbclid=IwAR1-lJdE4wxpUf7ulMYP00csOyN5WE5fBARvFbrFZkmFATMAuBiCoAiuzH0

https://sot.com.al/bota/gati-ligji-ndalohet-cdo-lloj-cigareje-ne-makine-i599175


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në mediumet gjermane si “tagesschau.de” dhe “aerzteblatt.de”, në lidhje me planifikimin e ndalimit e duhanit në makina ku pasagjerë janë të miturit dhe gratë shtatzëna. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Disa mediat në gjuhën shqipe kanë publikuar artikull me titull përgjithësues, duke mos sqaruar se në cilin shtet planifikohet ndalimi i konsumimit të duhanit në makina.

Këto media veprojnë në Shqipëri dhe bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook, lexuesit kryesisht i kanë shqipfolës. Prandaj, mosdhënia e informacioneve për vendin ku bëhet fjalë në lajm, shumë lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others