Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk sqaron se në cilin shtet janë publikuar kërkesat për rritjen e pagave

FATBARDH DEMA

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (17 shkurt) një artikull me titull “Publikohen kërkesat për rritjen e pagave”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues që nuk qartëson lajmin.

Kjo bëhet e qartë vetëm në përmbajtje, ku thuhet se sindikata Verdi në Frankfurt ka kërkuar rritjen e pagave nga 10 deri në 15% për punonjësit e sektorit publik, hekurudhave dhe postës.

Duke pas parasysh se ky portal informativ është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), kjo mund t’i dezinformojë lexuesit se kërkesat për rritjen e pagave ka të bëjë me vendin tonë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/664579/publikohen-kerkesat-per-rritjen-e-pagave/?fbclid=IwAR0qK_W4osWrXaAF116jeqkIoDezAl3vZVl-wzVt8KCozWfb7WZ-5Yu268c


Pjesë nga artikulli i publikuar në “Kosova-sot.info”:

Sindikata Verdi kërkon rritjen e pagave nga 10 deri në 15% për punonjësit e sektorit publik, hekurudhave dhe postës. Çfarë kontestohet?

Në Frankfurt u mbajt së fundmi (10.02.2023) një protestë e vogël. Sindikata Verdi organizoi një demonstratë para Kaufhof Karstadt, në momentin kur brenda kishin nisur negociatat mes shefave të kompanisë dhe përfaqësuesve të punonjësve për rritjen e rrogave.


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se lajmi ka të bëjë me Gjermaninë, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në disa media gjermane. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull lidhur me sindikatën gjermane “Verdi” në Frankfurt, ka kërkuar rritjen e pagave nga 10 deri në 15% për punonjësit e sektorit publik, hekurudhave dhe postës.

Ky medium online është portal i cili vepron në Kosovë dhe që numrin dominues të lexuesve i ka nga Kosova, bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook. Pra, mosdhënia e informacioneve për vendin e ngjarjes, shumë lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit, duke i bërë të mendojnë se kërkesat për rritjen e pagave ka të bëjë me Kosovën.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere