[email protected]
Nuk është arritur marrëveshja ndërmjet SBASHK-ut dhe Qeverisë, siç pretendohet
shape
shape
shape

Faqja “Gazeta Newborn” në Facebook (e paraqitur si media), ka publikuar dje (9 shtator) një postim me pretendimin se është arritur marrëveshja ndërmjet Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASHt), nëpërmjet së cilës përfundon greva dhe mësimin fillon të hënën. Sipas këtij postimi, pretendohet gjithashtu se marrëveshja do të bëhet e ditur këtë fundjavë.

Në këtë postim paraqitet një imazh i kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jasharit, dhe objektit të MASHT-it, ndërsa në pjesën narrative përshkruhet një lajm për, gjoja, ndërprerjen e grevës së punonjësve të arsimit.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info, vlerëson se pretendimi për arritjen e marrëveshje ndërmjet SBASHK-ut dhe MASHT-it është i pavërtetë. Kjo pasi, të kundërtën e këtij pretendimi e argumenton një komunikatë e SBASHK-ut, e publikuar sot (10 shtator) në faqen e tyre zyrtare, në të cilët thuhet se ende nuk ka marrëveshje.

Vegëza e informatës së publikuar në “Gazeta Newborn”:

https://www.facebook.com/gazetanewborn/posts/pfbid0nMSuyEUEE1VigsXLaZ9yqSUvMhPLGFYsDycxgZBXvWN86y63M7Sb6qLPKx7eNbpCl

Pjesë të informatës të publikuar në “Gazeta Newborn”:

Arrihet marrëveshja, të hënën fillon mësimi nëpër shkolla

Është arritur marrëveshja mes SBASHK-ut dhe MASHT-it, me ç’rast përfundon edhe greva e mësimdhënësve.

Burime të Gazetës NewBorn, bëjnë me dije se tashmë ka ujdi mes këtyre dy palëve dhe gjatë vikendit edhe zyrtarisht shpallet marrëveshja dhe të hënën fillon procesi mësimor.Akoma nuk dihet se çfarë marrëveshje kanë bërë, por ajo çfarë dihet është se procesi mësimor fillon të hënën.


Pretendimi për një marrëveshje ndërmjet SBASHK-ut dhe MASHT-it për përfundimin e grevës dhe vazhdimin e mësimit rezulton të jetë i rremë për faktin se sot (10 shtator) SBASHK-u ka publikuar një komunikatë në të cilën nuk bëhet fjalë për arritjen ndonjë marrëveshje të arrirë.

Siç thuhet në komunikatën e SBASHK-ut, përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, përkatësisht ministrat Arbëria Nagavci (MASHT) dhe Hekuran Murati (MF) kanë dashur që, greva të mbyllet, pa arritur marrëveshje.

Pjesë të komunikatës së MASHT-it:

Kjo tregon se ata vërtetë nuk e duan dialogun e as zgjidhjen e kërkesave legjitime të grevistëve. Ata për   të mos u parë nga opinioni qëndrimi i tyre dhe kryeneçësia nuk kishin ftuar as mediet që të përcjellin takimin në MASHTI e as në ambientet e Qeverisë.

Tani e tutje përfaqësuesit legjitim të BSPK-së, pra Këshilli Grevist do të shkojë në takime, por vetëm atëherë kur qeveria sillet si palë e barabartë dhe zhvillon debat përmbajtjesor dhe merret me kërkesat e grevistëve.Takime në stilin ju sindikatat heshtni dhe pranoni ato që po themi ne nuk do të ketë më. Qeveria është i vetmi fajtor dhe deri sa ajo vazhdon me injorancë e fjalime të thata, greva do të vazhdojë sepse kështu kanë vendosur, jo individët, por grevistët.

Komunikata e plotë e MASHT-it e publikuar në “Telegrafi.com”

https://telegrafi.com/nuk-ka-marreveshje-sbashk-u-greva-vazhdon-qeveria-nuk-zgjidhje-te-kerkesave/


Pra, përkundër që “Gazeta Newborn” pretendimin e bazon në burime të veta, publikimi i komunikatës nga vet SBASHK-u, i bërë një ditë më pas, e demanton atë, duke qenë se është një qëndrim zyrtar i njërës nga palët e përfshira në proces.

Pretendim i arritjes së marrëveshjes është publikuar edhe në portalin informativ “botapress.info”. (shih këtu


Analiza:

Faqja “Gazeta Newborn” në Facebook dje (9 shtator), ka publikuar një informatë se është arritur marrëveshje ndërmjet SBASHK-ut dhe MASHT-it, për ndërprerje të grevës dhe fillimin e mësimit.

Ky pretendim u demantua pasi që SBASHK-u sot (10 shtator) publikoi një komunikatë në të cilën thuhet se nuk ka marrëveshje dhe se greva vazhdon.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info vlerëson se informata për arritjen e marrëveshjes ndërmjet SHBASHK-ut dhe MASHT-it është “lajm i rremë”.

Vlerësimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others