Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk tregon se bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur në një burg në Belgjikë

FATBARDH DEMA

Mediumi online në gjuhën shqipe “Tirananews.al” ka publikuar sot (15 tetor) një artikull me titull, “Skandal seksual në burg, të përfshirë zyrtarë. Zbulohen orgjitë e stafit dhe festat në xhakuzi”.

Hibrid.info ka verifikuar dhe ka gjetur se titulli i këtij artikulli nuk sqaron se në burgun e cilit shtet ka ndodhur ngjarja, andaj edhe titulli si i tillë konsiderohet përgjithësues.

Lajmi qartësohet në përmbajtje, më saktësisht në kreun e lajmit, ku thuhet “Burgu Lantin është burgu më i madh në Belgjikë, dhe ka shkaktuar polemika pas një skandali seksual”.

Portali informativ “Tirananews.al” është i regjistruar në Shqipëri (shih këtu) dhe përmbajtja e ofruar nga ky portal është në gjuhën shqipe, prandaj edhe titulli i lartcekur lë hapësirë për interpretim se ngjarja ka ndodhur në ndonjë burg në hapësirat shqip-folëse.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Tirananews.al”:


Për të sqaruar edhe më shumë faktin se lajmi ka të bëjë me ngjarje të ndodhur në një burg në Belgjikë, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në disa media belge. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali informativ “Tirananews.al” ka publikuar një artikull në lidhje me një ngjarje të ndodhur në një burg në Belgjikë, në titullin e të cilës nuk është sqaruar vendndodhja e ngjarjes.

Andaj edhe bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere