Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Me anë të fotografive të montuara pretendohet se Tupac është gjallë

FATBARDH DEMA

Llogaria në TikTok “bejevete” ka publikuar dje një video-material me anë të së cilit pretendon se rep artisti Tupac Amaru Shakur është ende gjallë.

Tupac është shpallur i vdekur në vitin më 13 shtator të vitit 1996 (këtu), ndërsa llogaria e lartcekur me anë të disa fotografive ngrit pretendimin se Tupac është ende gjallë.

Kjo llogari është bazuar në disa fotografi në Instagram të publikuara në vitin 2018 nga llogaria “sugejknight”, që i takon djalit të ish-rep artistit Suge Knight (mik i Tupac). (shih këtu)

Mirëpo, pas verifikimit përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka vërtetuar se fotografitë janë të montuara.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga llogaria “bejevete” në TikTok:


Në njërën nga këto fotografi të publikuara nga “sugejknight”, shihet Tupac së bashku me këngëtaren Beyonce.

Mirëpo, pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se kjo fotografi është e montuar, ndërsa në atë origjinale gjendet Beyonce së bashku me bashkëshortin e saj Jay-Z. (shih këtu)


Në fotografinë tjetër, të përdorur nga llogaria “bejevete” në TikTok, shihet Tupac së bashku me këngëtaren Rihanna.

Edhe ky imazh është i montuar, pasi në fotografinë origjinale Tupac në krah të tij ka një grua tjetër dhe jo Rihanna-n, siç mundohet të paraqitet rrejshëm në këtë video-material. (shih këtu)


Përveç në TikTok, video-materiali me pretendimin se Tupac është gjallë, është publikuar edhe në platformën Youtube nga kanali “Bejevet”. (shih këtu)


Analiza:

Llogaria në TikTok “bejevete” ka publikuar një video material me anë të së cilës ka ngritur pretendimin se Tupac është gjallë.

Kjo llogari e ka publikuar video-materialin edhe në kanalin “Bejevet” në Youtube dhe me anë të disa fotografive të montuara pretendon se Tupac është gjallë dhe se i njëjti ka shkrepur këto fotografi me këngëtarë aktual si Beyonce dhe Rihanna.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë video-material si “Teori Konspirative”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere