Të fundit | Narrativat e zyrtarëve rusë për situatën në Kosovë: “spastrim etnik” i serb… Të fundit | Bajrami nuk ka deklaruar se Kurti i ka rikthyer dinjitetin Kosovës Të fundit | Narrativa serbe për hapjen e urës së Ibrit: nga fajësimi i Perëndimit te ri… Të fundit | Titulli nuk e tregon se tenderi përfshin edhe institucione që nuk janë pjes… Të fundit | Narrativat për projektin turistik të Kushnerit në Shqipëri Të fundit | Grenell nuk tha se “në shtator do të ketë zgjedhje pas kthimit të Thaçit” Të fundit | Pretendohet rrejshëm se u realizua një sondazh për pëlqyeshmërinë e partive… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se ministri i Jashtëm turk reagoi ndaj Vuçiqit për hap… Të fundit | Projektligji për shqiptarët në Serbi nuk është miratuar ende nga Kongresi a… Të fundit | Titulli nuk sqaron se bëhet fjalë për përfituesit që nuk plotësojnë kritere…
[ ARTIKULLI ]

Titull përgjithësues që nuk sqaron se ngjarja ka ndodhur në SHBA

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

“Të shtënat me armë zjarri/ Dalin PAMJET, ja momenti kur 4 autorët adoleshentë qëllojnë për vdekje tre persona”, mban titullin një artikull i publikuar dje (9 prill).

Artikulli u publikua në portalin në gjuhën shqipe “gazeta-shqip.com”.

Çka nuk shkon me këtë artikull?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se titulli është përgjithësues, që nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në Virginia të ShBA-së.


Nisur nga fakti që ky portal informativ është i regjistruar në Shqipëri (shih këtu) dhe përmbajtjet e publikuara nga ky portal janë në gjuhën shqipe, titulli në fjalë, lë vend për keqinformim te lexuesit se ngjarja ka ndodhur në ndonjë nga vendet shqip-folëse.


Për të vërtetuar edhe më tej faktin se ngjarja ka ndodhur në Virginia, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar nga mediumi amerikan “NBC NEWS”.


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se një portal informativ në gjuhën shqipe ka publikuar një artikull lidhur me një ngjarje të ndodhur në ShBA, por në titull nuk ka sqaruar vendndodhjen e saj, duke nënkuptuar mundësinë e ngjarjes në territorin e ndonjërit prej shteteve shqip-folëse në rajon për shkak të audiencës që ka.

Bazuar në metodologjisë e punës, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si “Clickbait”.

Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere