Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Titulli për “mundësinë e lirimit të Veselit”, në shpërputhje me përmbajtjen e artikullit

HIBRID

Portali “kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Avokati thotë se Kadri Veseli mund të lirohet”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që titulli është tendencioz, i cili nuk përputhet me përmbajtjen në tekst.

Me këtë titull të vendosur lë të kuptohet që Gjykata Speciale mund ta lirojë Veselin, i cili aktualisht është duke u gjykuar për krime lufte në Hagë. Por, në përmbajtjen e këtij artikulli thuhet se “Artan Qerkini, avokat i akredituar nga Specialja, ka thënë që ligjërisht është e mundur që Kadri Veseli të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij, Fazli Veseli”.

Pra, ky artikull nuk ka të bëjë asgjë me lirimin e Veselit nga Gjykata Speciale, por është pritur që atij t’i mundësohet të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, i cili ka ndërruar jetë dje (7 korrik).

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

Artan Qerkini, avokat i akredituar nga Specialja, ka thënë që ligjërisht është e mundur që Kadri Veseli të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij, Fazli Veseli.

“Ka mundësi dhe nuk ka kurrfarë pengese ligjore që procedurat të zhvillohen në mënyrë të përshpejtuar. Besoj që ky është një rast ekzemplar i cili tregon që në disa situata procedurat duhet të jenë të përshpejtuara, sepse nëse do të jenë të vonuara do ta humbin kuptimin. Edhe nëse Veseli lirohet pas ceremonisë së varrimit, atëherë vetë procedurat e humbin kuptimin e urgjencës me të cilën do të duhej të trajtohet te pjesa e tij”, tha ai.

Vegëza e artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/554901/avokati-thote-se-kadri-veseli-mund-te-lirohet/


Analiza:

Portali “kosova-sot.info” në këtë artikull të publikuar ka vënë titull tendencioz, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një lirim të mundshëm të Veselit nga Gjykata Speciale, por pa qartësuar për mënyrën e lirimit. Përderisa, në përmbajtje të artikullit citohet avokati Artan Qerkini, i cili është shprehur se ekziston mundësia që Veseli të lirohet me leje speciale nga Gjykata, vetëm për ceremonitë mortore të babait të tij.

Artikuj me tituj e përmbajtje të pasaktë ishin publikuar nga mediat kosovare në gjuhën shqipe edhe për lirimin ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, me kusht përmes një leje speciale, për t’i lejuar atij që ta vizitojë babanë e sëmurë, në fillim të muajit maj, të këtij viti. Për këtë kishte shkruar hibrid.info, ku kishte qartësuar se lirimi i tij ka qenë me leje speciale nga Gjykata në Hagë (shih këtu).

Me këtë titull të vendosur, shumë lexues mund të kuptojnë që bëhet fjalë për lirimin e Veselit, por pasi të klikojnë në artikull vërehet se ky lirim mund të ishte vetëm i përkohshëm.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që ky artikull merr vlerësimin si “clickbait”.


Arsyetimi:

” Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere