Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Titulli përgjithësues dhe fotografia që shfaq veturën e Policisë së Kosovës bëjnë që të kuptohet gabimisht se ngjarja ka ndodhur në Kosovë

HIBRID

Portali me përmbajtje në gjuhën shqipe “Sot.com.al” ka publikuar sot (8 mars) një artikull me titull “Kontroll në banesën e 65-vjeçares, policia befasohet nga ajo çfarë gjen”.

Përpos titullit përgjithësues që nuk sqaron se në cilin vend ka ndodhur ngjarja, në këtë artikull shihet që edhe fotografia ilustruese nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se “Policia e Berlinit është befasuar nga ajo çfarë gjeti pas kontrolleve në shtëpinë e terroristes së arrestuar të RAF, Daniela Klette. Mësohet se gjatë operacionit u gjetën në banesë  arsenal armësh dhe ar”.

Mirëpo, në fotografinë e vendosur në këtë artikull, shihet një veturë e Policisë së Kosovës. Kjo lë vend për keqkuptim te lexuesit, duke i bërë të mendojnë se ngjarja ka ndodhur diku në Kosovë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Sot.com.al”:

https://archive.is/CqhzP


Fotografia ilustruese e vendosur nga ky portal, në fakt është përdorur nga disa mediume në vend kur është raportuar për ndonjë aksion të ndërmarrë nga Policia e Kosovës (shih këtu, këtu dhe këtu), ndërsa artikulli i “Sot.com.al” është lidhur me një ngjarje në Berlin, çka dëshmon faktin se nuk ka të bëjë me aksion nga Policia e Kosovës për t’u përdorur si ilustrim.

Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se vetura që shihet në fotografi i takon Policisë së Kosovës, hibrid.info ka arritur të gjejë një publikim që tregon se këto vetura të tipit “Skoda” janë në dispoziocion të këtij institucioni që nga viti 2016. (shih këtu)


Për ta vërtetuar edhe më tej faktin se ngjarja ka ndodhur në Berlin të Gjermanisë, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar nga medium gjerman “Deutsche Welle”, që ka raportuar lidhur me këtë ngjarje. (shih këtu)


Analiza:

Në titullin e artikullit të publikuar nga “Sot.com.al” nuk sqarohet se në cilin shtet ka ndodhur kjo ngjarje, ndërsa lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se kjo ka ndodhur në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin.

Përveç titullit përgjithësues, artikulli përmban edhe fotografi që nuk përkon me përmbajtjen, kjo pasi në të shfaqet një veturë e Policisë së Kosovës, që lë të kuptohet se ngjarja ka ndodhur në ndonjë vend në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si “Clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere