Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Artikull me titull të rremë

HIBRID

Artikulli me titull “BEFASUESE : Pritet bashkëpunim mes PDK-së dhe VV-së në zgjedhjet e reja por ka një Kusht!!”, është publikuar portali i dyshimtë “gjithckafresh.info”.

Ky artikull përmban titull të rremë, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes. Lajmi është i vjetër dhe ka të bëjë me deklaratën e deputetes së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, e cila më 10 qershor kishte deklaruar se PDK-ja duhet të reformohet për të arritur që të ketë bashkëpunim me VV-në.

Gjithashtu, ky portal i dyshimtë në këtë artikull ka vendosur fotografinë e Kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, edhe pse ky i fundit nuk përmendet askund në këtë shkrim.

Teksti i artikullit të publikuar nga “Gazeta Aktive”:

BEFASUESE : Pritet bashkëpunim mes PDK-së dhe VV-së në zgjedhjet e reja por ka një Kusht !!

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës janë për herë të parë dyjat së bashku në opozitë.

Anëtarja e kryesisë së Vetëvendosje,s Albulena Haxhiu, tha se PDK-ja duhet të reformohet për të arritur që të ketë bashkëpunim me ta.

Ndiqni postimin e saj duke shtypur me poshte.

Vegëza e artikullit të publikuar nga “gjithckafresh.info”:

https://gjithckafresh.info/news/2639?fbclid=IwAR1tgYjvj2QtBhEp684VP1EMUfBwtyESabKd3nGQzc8flLwj6ds5S6Ss52I

“PDK-ja duhet të reformohet për të pasur një bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje në kuvendin e Kosovës. Tash mund të vijë që për ndonjë projektligj apo për ndonjë çështje, edhe do të votohet njësoj, por ajo nuk ka të bëjë me ndonjë qëndrim të përbashkët apo ndonjë koordinim me PDK-në, por që mund të jetë qëndrim i njëjtë për një çështje të caktuar”, ishte shprehur Haxhiu.


Vegëzat e artikullit origjinal të publikuar në kohë reale nga disa media online:

https://insajderi.org/pdk-duhet-te-reformohet-qe-te-kete-koalicion-me-vv-ne/

http://www.arbresh.info/lajmet/haxhiu-opozita-e-vertete-ne-kosove-eshte-vetevendosje/


Analiza:

Ky portal i dyshimtë ka përdorur një deklaratë të vjetër të Albulena Haxhiut, ndërsa këtij artikulli i ka vendosur fotografi dhe titull që nuk përputhen me përmbajtjen. Pas verifikimit të bërë nga hibrid.info, ky shkrim kategorizohet si “clickbait” dhe “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere