Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Parashikimi i motit i muajit tetor për rrufe dhe stuhi shiu, paraqitet si aktual

HIBRID

Një faqe në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe ka publikuar dje (13 shkurt) një artikull me titull “Stuhi shiu, rrufe dhe ulje temperaturash! Kjo do të jetë dita më e ftohtë e javës, bëni gati xhupat”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se artikulli ka të bëjë me parashikimin e motit në Shqipëri dhe se i njëjti është i vjetër.

Pra, faqja në fjalë ka publikuar një artikull për parashikimin e motit të datës 15 tetor të vitit të kaluar, të cilin e ka paraqitur si aktual.


Vegëza e artikullit të publikuar nga faqja “Gazeta Rich Shqip”:

https://www.facebook.com/gazetarich/posts/pfbid0AGWb79GkC8Li6WQkVdVdV4ZXwq1XgoYd6hNu542SNsiujuoGnXY8JHYCGM2hkDgCl


Hibrid.info gjatë kërkimeve në internet, ka gjetur artikullin origjinal për parashikimin e motit të publikuar nga portali informativ në Shqipëri “albeu.com” me datë 15 tetor 2023. (shih këtu)


Për ta vërtetuar edhe më tej faktin se parashikimi për motin nga faqja “Gazeta Rich Shqip” është i vjetër, hibrid.info ka gjetur të publikuar parashikimin e motit për këtë javë në Shqipëri nga faqja “Sherbimi Meteorologjik Ushtarak”, ku tregohet se do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët por në publikim nuk thuhet se do të ketë stuhi dhe rrufe gjatë javës. (shih këtu)


Analiza:

Një faqe në Facebook, duke përdorur një artikull të vjetër për parashikimin e motit në Shqipëri, e ka publikuar atë si aktual, duke paralajmëruar se do të ketë stuhi shiu, rrufe dhe ulje temperaturash.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere