Të fundit | Pretendimi i pabazuar se një “top zjarri” u lëshua nga Kosova drejt Serbisë Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Bugajski e ka bërë këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Vllasit i atribuohet rrejshëm një deklaratë për Kurtin Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të fabrikuara të Kurtit dhe Fidanit për Kosovë… Të fundit | Narrativat e zyrtarëve rusë për situatën në Kosovë: “spastrim etnik” i serb… Të fundit | Bajrami nuk ka deklaruar se Kurti i ka rikthyer dinjitetin Kosovës Të fundit | Narrativa serbe për hapjen e urës së Ibrit: nga fajësimi i Perëndimit te ri… Të fundit | Titulli nuk e tregon se tenderi përfshin edhe institucione që nuk janë pjes… Të fundit | Narrativat për projektin turistik të Kushnerit në Shqipëri Të fundit | Grenell nuk tha se “në shtator do të ketë zgjedhje pas kthimit të Thaçit”
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk sqaron se për kampionatin e cilit shtet bëhet fjalë 

HIBRID

Portali informativ “Gazeta Shqip” ka publikuar dje (19 shtator) një artikull me titull “Kampionati i futbollit në KAOS! Dhuna gjatë ndeshjeve, gjyqtarët ngrihen në protestë”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka vërtetuar se në titull nuk tregohet se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja.

Vendndodhja e lajmit sqarohet vetëm në përmbajtjen e artikullit, ku tregohet se bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur në Qipro.

Për faktin që portali informativ është i regjistruar në Shqipëri (shih këtu) dhe përmbajtja e ofruar nga ky portal është në gjuhën shqipe, titulli lë hapësirë për interpretim se ngjarja ka ndodhur në hapësirat shqip-folëse.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “gazeta-shqip.com”:

https://gazeta-shqip.com/sport/kampionati-i-futbollit-ne-kaos-dhuna-gjate-ndeshjeve-gjyqtaret-ngrihen-ne-proteste/


Pjesë nga artikulli i publikuar në “gazeta-shqip.com”:

Pas dhunës së vazhdueshme ndaj gjyqtarëve, kampionati është pezulluar

Kampionati i futbollit në Qipro është përfshirë nga dhuna dhe, ata që e kanë pësuar më shumë janë gjyqtarët e ndeshjeve dhe familjarët e tyre.


Për të vërtetuar se bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur në Qipro, hibrid.info po ashtu ka gjetur të publikuar në media të huaja artikuj në lidhje me ngjarjen në fjalë (shih këtu dhe këtu).


Analiza:

Portali informativ “gazeta-shqip.com” ka publikuar një artikull në lidhje me një ngjarje të ndodhur në Qipro, në titullin e së cilës nuk sqarohet se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja. “Gazeta-shqip.com” është medium i online i shkruar në gjuhën shqipe, që vepron në Shqipëri. Prandaj, mos qartësimi në titull se ku ka ndodhur ngjarja nga ky portal, shumë lehtë mund të rezultojë me dezinformim të lexuesve, duke i bërë të mendojnë se ngjarja ka ndodhur në hapësirat shqip-folëse.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere