Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Vaksina AstraZeneca nuk përmban çip Bluetooth

HIBRID

Postimet që përmbajnë një video të një personi i cili pretendon se pas marrjes së vaksinës “AstraZeneca” po shfaqë aftësi të lidhjes “Bluetooth”, rezultojnë të jenë të rreme. Vaksina nuk përmban çfarëdolloj çipi me Bluetooth.

Shembujt e videos:

https://www.facebook.com/jeffery.montgomery.3914/videos/477065383558261

https://www.instagram.com/tv/CPEa3_3gGMF/?utm_source=ig_embed&ig_rid=fe568b10-13c5-4898-9b13-37f29af23af8

Videoja tregon një burrë të paidentifikuar që flet me personin që regjistron videon. Burri flet për përvojën e tij të marrjes së vaksinës dhe thotë: “Problemi i vetëm është se kudo që shkoj, gjithçka po përpiqet të lidhet me mua njeri, përmes Blootooth”.

“Kur futem në veturë, e shoh se vetura përpiqet të lidhet me mua. Shkoj në shtëpi, vërej se kompjuteri e bënë të njëjtën gjë, sikurse dhe telefoni celular”.

Ky person pretendon ta shfaq një njoftim në telefonin e tij i cili tregon një kërkesë lidhje përmes Bluetooth me një pajisje të quajtur “AstraZeneca_ChAdOx1-S”. Në një klip të dytë të shtuar në video, ai tregon një televizion që tregon të njëjtën kërkesë ndërsa ai ecën drejt tij.

Nuk ka asnjë provë që tregon se vaksina AstraZeneca COVID-19 përmban një çip Bluetooth apo lejon marrësin e kësaj vaksine të fitojë aftësi Bluetooth-i.

Shumica e pajisjeve me aftësi Bluetooth kanë një emër që mund të redaktohet në çdo fjalë. Për shembull, emri i çdo telefoni celular mund të redaktohet për të treguar “AstraZeneca_ChAdOx1-S” dhe të kërkojë të çiftëzohet me një pajisje tjetër, duke nxitur njoftimin e parë në video në telefonin celular dhe televizionin.

Reuters u afrua pranë personit me emrin @al_janabi në TikTok, i cili duket se është burimi i klipit, dhe nuk pati përgjigje për lidhje me Bluetooth.

Një numër vendesh kanë autorizuar vaksinën AstraZeneca COVID-19 për përdorim, siç shpjegohet këtu.

Në listën e plotë të përbërësve për këtë prodhues të vaksinave (AstraZeneca) mund të shihen se ka përmbajtje të monohidratin rikombinant, L-histidinë, hidroklorid L-histidinë, klorid magnezium heksahidrat, polisorbat 80, etanol, saharoze, klorur natriumi, dihidrat diset natriumi, ujë për injeksione. Pra, në këtë listë nuk ka asnjë çip Bluetooth në vaksinë.

(Artikulli i plotë i Reuters)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere