Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Vazhdon të publikohet lajmi i vjetër për përkeqësimin e motit në Shqipëri

FATBARDH DEMA

Faqja në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe “Live News” ka publikuar sot (13 mars) një artikull me titull “Shi, breshër dhe stuhi, ja si do të jetë moti për sot dhe nesër në…”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se artikulli ka të bëjë me parashikimin e motit në Shqipëri dhe se i njëjti është i vjetër.

Pra, faqja “Live News” ka publikuar artikullin për parashikimin e motit të datës 3 nëntor, të cilin e ka paraqitur si aktual.


Vegëza e artikullit të publikuar nga “Live News” në Facebook:

https://www.facebook.com/livenewsshqip/posts/pfbid02pVAQ5wFp6pj7LAy1bC1M5Khwa3p9q72viyKKTSKGLCq9v2u144PWmTZpqv6mhgqUl


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, ka gjetur se artikulli për parashikimin e motit është publikuar nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak në Shqipëri me datë 3 nëntor 2023. (shih këtu)


Për ta vërtetuar edhe më tej faktin se parashikimi për motin, i publikuar nga faqja “Live News” është i vjetër, hibrid.info ka gjetur të publikuar në faqen “Sherbimi Meteorologjik Ushtarak” me datë 13 mars parashikimin e motit për në Shqipëri, ku shihet se nuk ka paralajmërim për breshër e stuhi. (shih këtu)


Kjo nuk është hera e parë që ky artikull i vjetër paraqitet si aktual, i njëjti është publikuar edhe gjatë muajit janar. (shih këtu)


Analiza:

Një faqe në Facebook ka publikuar parashikimin e motit për territorin e Shqipërisë, të datës 3 nëntor, të cilin e ka publikuar si aktual, duke paralajmëruar se sot dhe nesër pritet të ketë shi, breshër e stuhi.

Ky artikull është shpërndarë edhe gjatë muajit janar nga po e njëjta faqe, që gjithashtu është trajtuar nga hibrid.info.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere