Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Lajm i vjetër me titull të sajuar

HIBRID

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “readkoala.com” ka publikuar një artikull me titull “TMERR / I thuhet PO Liberalizimit të vizave nëse arrestohet Samija dhe këta dy politikan tjerë?”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull përmban titull të rremë, i cili nuk përputhet në asnjë rast me përmbajtjen.

Lajmi është i vjetër, i publikuar më 30 prill të vitit 2019, atëkohë kur kreu i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte thënë se kanë marrë një ‘Po’ të Gjermanisë, sa i përket procesit të liberalizimit të vizave për kosovarët, pas takimit që kishte zhvilluar me ministrin e Brendshëm të Gjermanisë, Horst Seehofer.

Pra, në këtë artikull nuk përmendet asnjë person nga politika me emrin Sami, që duket se i janë referuar Sami Lushtakut nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), si dhe asnjë emër të ndonjë politikani tjetër, siç pretendohet rrejshëm në titull.

Teksti i artikullit të publikuar në “readkoala.com”:

Kosova kanë marrë një pot ë Gjermanisë, sa i përket procesit të liberalizimit të vizave për kosovarët.

Këto deklarata ai i ka bërë pas takimit me ministrin e Brendshëm të Gjermanisë, Horst Seehofer, raporton Gazeta Express. Pas takimit me Ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, morëm “Po”-në e Gjermanisë për liberalizimin e vizave.

/ 7 sekonda pasi ta hapësh marketingun dhe vazhdo PAMJET EKSKLUZIVE në SHQIP

Vegëza e artikullit të publikuar në “readkoala.com”:

https://readkoala.com/show/2021/07/20/tmerr-i-thuhet-po-liberalizimit-te-vizave-nese-arestohet-samija-dhe-keta-dy-politikan-tjere/?fbclid=IwAR0WOtUJeXphVqmimXjSOOU-ZtLG5AJirU_ENvLHka9QvJdeNNxyW4Wsx0g


Në artikullin e publikuar nga “readkoala.com” citohet portali “gazetaexpress.com”, por hibrid.info nuk ka arritur ta gjejë të njëjtin në arkivin e Gazetës Express, por ai është gjetur në portalin tjetër “orainfo.net”.

Më poshtë mund të gjeni artikullin e publikuar në kohë reale (30 prill 2019) të publikuar në portalin “orainfo.net”.


Analiza:

Portali i dyshimtë “readkoala.com” ka përdorur një artikull të vjetër rreth liberalizimit të vizave për Kosovën, të cilin e ka publikuar me pretendimin ta paraqesë si aktual, duke i vënë titull të rremë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere