Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Arrihet Memorandum Bashkëpunimi mes hibrid.info dhe Departamentit të Gazetarisë në UP

HIBRID

Është nënshkruar sot një Memorandum Bashkëpunimi në mes të OJQ-së Action for Democratic Society (ADS), saktësisht projektit për kontroll të fakteve dhe edukim medial, hibrid.info dhe Departamentit të Gazetarisë, në kuadër të Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Përfaqësuesit e dy palëve e konsideruan këtë marrëveshje si një mundësi për të quar përpara fushën e medias, komunikimit dhe informimit, duke krijuar mundësi të reja për studentët në aspektin e trajnimeve dhe punës praktike.

Shkelzen Osmani, drejtor i ADS-së dhe themelues i hibrid.info tha se bashkëpunimi i organizatave me nivelin akademik, është një risi për vendit tonë, por jo edhe për vendet e zhvilluara. Ai tha se ky Memorandum do të kontribuojë në përfshirjen sa më të madhe të komponentës së praktikës tek studentët.

“Kjo marrëveshje do të nxisë bashkëpunimin mes dy palëve në aktivitete që kanë për synim zhvillimin dhe avancimin e komponentës së Teknologjisë Informative te studentët e Departamentit të Gazetarisë”.

“Për t’u arritur ky synim, dy palët do të angazhohet që të zhvillojnë e zbatojnë projekte të kësaj fushe në të ardhmen”.

Shefi i Departamentit të Gazetarisë, Muhamet Jahiri, u shpreh i kënaqur lidhur me këtë iniciativë, duke i vënë theks të veçantë komponentës së kontrollit të fakteve.

“Memorandumi me platformën për kontroll të fakteve hibrid.info, si anëtar i Rrjetit Ndërkombëtar të Kontrolluesve të Fakteve (IFCN), do të kontribuojë në shtimin bashkëpunimit në këtë fushë, që do të shërbejë edhe për avancimin e njohurive të studentëve të fakultetit tanë”.

Edhe Dekanja e Fakultetit të Filologjisë, Lindita Sejdiu-Rugova, e mirëpriti këtë marrëveshje, duke shpresuar që do të jetë e rëndësishme në zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta.

Ndër aktivitetet që parashihen të arrihen përmes këtij Memorandumi janë:

– Përfshirja në projekte te hibrid.info, pas pasur nevojë të përcillen proceset formale;

– Shkëmbimi i informatave dhe materialeve edukuese, për nevoja të iniciativave nga të dyja palët;

– Shkëmbim profesional në mes të stafit të hibrid.info dhe stafit akademik të Departamentit të Gazetarisë;

– Bashkëpunime për fushata edukuese e vetëdijësuese;

– Bashkëpunime për trajnime dhe punëtori;

– Organizime të përbashkëta të seminareve, punëtorive e konferencave me interes të përbashkët; etj.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere