Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Video e publikuar në vitin 2015 pretendohet të paraqitet si imazh nga pushtimi aktual rus i Ukrainës

HIBRID

Media online “Gazetametro.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se në Kharkiv të Ukrainës disa ushtarë rusë të jenë lëshuar me parashutë, ndërsa njëri prej tyre të ketë incizuar vetën gjatë lëshimit. Ky video-material është publikuar dje (24 shkurt) nga një përdorues i TikTok-ut me emrin “romanadler123” (shih këtu).

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, i cili rezulton të jetë jo i saktë, pasi që video nuk është aktuale dhe e njëjta është realizuar në vitin 2015.

Pas kërkimit nëpër rrjete sociale, hibrid.info ka e gjetur videon e postuar nga një profil në Instagram, që mbanë të njëjtin emër me atë në TikTok (romanadler123), e postuar më 25 gusht të vitit 2015.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Gazetametro.com”:

https://gazetametro.net/ushtari-rus-cudit-te-gjithe-poston-video-ne-tiktok-derisa-po-leshohej-me-parashute-ne-ukraine/

Pra, video është e vjetër dhe nuk ka lidhje me situatën aktuale në Ukrainë. (shih këtu)


Video gjendet në artikullin e publikuar nga Gazetametro.com (shih këtu). Por pas disa orësh, e njëjta vegëz e kësaj videoje nuk është qasshme.


Analiza:

Portali “Gazetametro.com” ka publikuar një video me pretendimin se në Kharkiv të Ukrainës disa ushtarë rusë janë lëshuar me parashutë, e njëri nga ta ka incizuar vetën gjatë lëshimit.

Hibrid.info pas kërkimit me të njëjtin emër të përdoruesit “romanadler123”, ka gjetur videon autentike të publikuar nga ky përdorues në rrjetin social Instagram, ku shihet se kjo video është postuar më 25 gusht të vitit 2015 dhe nuk ka lidhje me situatën aktuale në Ukrainë, siç pretendohet në artikullin e Gazetametro.com.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere