Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

BIK nuk ka reaguar lidhur me afishet

HIBRID

Disa portale kanë publikuar një artikull me titull “’Reagon ashpër BIK’u, pas afisheve të vendosura ‘Vota për VV’në është hallall, për partitë tjera haram’”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që ky artikull përmban titull të sajuar, i cili nuk përputhet me përmbajtjen e tekstit.

Në tekstin e këtij shkrimi nuk gjendet asnjë reagim nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), siç pretendohet në titullin e këtij artikullit.

Gjatë kërkimeve përmes makinave të kërkimit dhe rrjeteve sociale, hibrid.info, nuk është hasur asnjë reagim të BIK-ut lidhur me vendosjen e disa afisheve me mesazhe në gjuhën arabe e shqipe me anë të së cilës kërkohet vota për Lëvizjen Vetëvendosje.

Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet si: kosovarja.com, infokosova.net dhe gazetaobjektiv.com:

https://www.kosovarja-ks.com/reagon-ashper-biku-pas-afisheve-te-vendosura-vota-per-vvne-eshte-hallall-per-partite-tjera-haram/

https://infokosova.net/reagon-ashper-biku-pas-afisheve-te-vendosura-vota-per-vvne-eshte-hallall-per-partite-tjera-haram/

https://gazetaobjektiv.com/vendosen-afishe-vota-per-vv-ne-eshte-hallall-per-partite-tjera-haram-reagon-ashper-biku/

Analiza:

Këto portale kanë publikuar këtë artikull, të cilit i kanë vënë titull të sajuar në mënyrë që të tërheqin lexuesit të klikojnë në të. Pas verifikimit nga hibrid.info, del që ky shkrim përmban titull të rremë, i cili nuk përputhet me përmbajtjen e tekstit dhe si rrjedhojë e saj kategorizohet si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere