Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Video-materiali i vitit 2021 paraqitet si protestë aktuale pro-palestineze në Chicago

FATBARDH DEMA

Portali “Kosovapost.net” ka publikuar me 9 tetor në faqen e tij zyrtare në Facebook një video-material me pretendimin se pamjet paraqesin mbështetësit pro-palestinezë që u tubuan të dielën dhe të hënën në Chicago të SHBA-ve para konsullatës izraelite kundër qeverisë së Benjamin Netanyahu-t.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se pamjet e paraqitura në material janë të vjetra dhe video është realizuar në maj të vitit 2021, gjatë protestës në mbështetje për Palestinën pas ngjarjeve në Sheikh Jarrah në Jerusalem.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga portali “Kosovapost.net”:

https://www.facebook.com/reel/318933660721535/


Mbishkrimi i video-materialit të publikuar nga “Kosovapost.net”:

ShBA, Në Çikago mijëra mbështetës pro palestinezë u tubuan para konsullatës izraelite kundër qeverisë Netanyahu

Mbështetësit e çështjes palestineze u mblodhën në qytetet amerikane të dielën dhe të hënën për konfliktin që ka vrarë mjëra palestinez në Lindjen e Mesme


Pas verifikimit të fakteve përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë video-materialin e njëjtë të publikuar nga një llogari në Facebook me emrin “AMU Citizens” me datë 17 maj 2021. (shih këtu)


Analiza:

Faqja e portalit “Kosovapost.net” në Facebook ka publikuar një video-material të vitit 2021, me pretendimin ta paraqesin si aktuale, duke shtuar se pamjet shfaqin mbështetësit pro-palestinezë duke protestuar para konsullatës izraelite në Chicago.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë video-material si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere