Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Fotografia nuk paraqet pamje nga Gaza, është gjeneruar me inteligjencë artificiale

FESTIM RIZANAJ

Mustafë Bajrami, i njohur si teolog, ka publikuar dje (27 tetor) në llogarinë e tij në Facebook një fotografi me imazhin e dy mjekëve duke kryer një operacion në një objekt të shkatërruar.

Nëpërmjet kësaj fotografie, pretendohet se pamja flet për qëndresën e Palestinës.

Megjithatë, pavërtetësia e këtij imazhi u konstatua pas verifikimit të fakteve të kryera nga hibrid.info, që rezultuan me konstatimin se i njëjti është krijuar në mënyrë digjitale, përmes aplikacioneve me Inteligjencë Artificiale (IA), pra nuk është autentik.


Vegëza e postimit të publikuar nga Mustafë Bajrami në llogarinë e tij në Facebook:

https://www.facebook.com/mustafe.bajrami.104/posts/pfbid031BcnsAX7yaLGo2Z4TwGTSN5wDH4nCSfqi4StxfZPLheF6sasnhWKH4LioouNjUmel


Pasi të analizohet fotografia nga afër vërehen vija të paqarta, pamja vizuale është larg mprehtësisë reale fotografike.

Pasi që këto shtrembërime sugjerojnë se imazhi mund të jetë krijuar në mënyrë digjitale, hibrid.info ka analizuar fotografinë me aplikacione që identifikojnë përmbajtjet e gjeneruara me inteligjencë artificiale.

Pas analizës së kryer nga hibrid.info nëpërmjet aplikacionit Hive Motivation dhe AI or Not rezulton që imazhi është prodhuar 99.9 për qind me inteligjencë artificiale. (këtu, këtu)


Analiza:

Mustafë Bajrami, nëpërmjet një imazhi të postuar në llogarinë e tij në Facebook, ku shihen dy mjekë duke kryer një operacion në një objekt të shkatërruar, pretendon që paraqet qëndresën e Palestinës.

Pas verifikimit të fotografisë me aplikacione që zbulojnë përmbajtjet me inteligjencë artificiale, thuhet se ka një probabilitet të lartë që imazhi të jetë krijuar me inteligjencë artificiale.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë imazh si “Përmbajtje e pa verifikuar” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere