Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Video nuk paraqet pamje nga Palestina, është realizuar pas tërmetit të 6 shkurtit në Hatay të Turqisë

FATBARDH DEMA

Faqja në Facebook “Kopshte me lumturi”, e cila numëron mbi 60 mijë ndjekës, me datë 25 tetor ka publikuar një video material me mbishkrimin “Liri për Palestinën!”.

Në këtë video-material shihen ndërtesa të shkatërruara, dhe që faqja e lartcekur pretendon se pamjet shfaqin shkatërrimin e Palestinës në konfliktin aktual Hamas-Izrael.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se video-materiali është realizuar në muajin shkurt dhe pamjet paraqesin shkatërrimin e qytetit turk Hatay pas tërmetit të 6 shkurtit.


Vegëza e video-materialit të publikuar në Facebook nga faqja “Kopshte me lumturi”:

https://www.facebook.com/watch/?v=3269499346680718


Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit dhe mediave sociale, hibrid.info ka arritur të gjejë video-materialin e njëjtë të publikuar në Instagram me datë 10 shkurt nga llogaria “dr.sogolmashayekhi.clip”, në të cilën shihet mbishkrimi “Hatay, Antakya”. (shih këtu)

Fotografitë krahasuese


Analiza:

Faqja në Facebook “Kopshte me lumturi” ka publikuar një video-material që shfaq pamjet pas tërmetit të 6 shkurtit që goditi qytetin Hatay në Turqi, me pretendimin se i njëjti është realizuar në Palestinë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë publikim si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere