Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Videoja nuk paraqet fëmijë nën rrënoja në Gaza, vajza u xhirua teksa luante në shtëpinë e saj në Siri

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një videoje ku shfaqet një fëmijë, pretendohet se i njëjti ka mbetur i bllokuar nën rrënoja  në qytetin e Gazas.

Kjo video me këtë pretendim u publikuar nga llogaria “MEDIA ISLAME” në Telegram, si dhe është gjetur e publikuar edhe në Facebook nga llogaritë me emrin “Erion Dreshaj” dhe “Ebu Ubejde”.

Çka gjeti hibrid.info?

Pas hulumtimit të kryer online, hibrid.info ka gjetur se kjo përmbajtje është verifikuar nga kontrollues faktesh nga Spanja “Maldita.es” dhe është vlerësuar si e pasaktë.

Në llogarinë autentike në TikTok që ka publikuar videon, e cila mban emrin “userftdvvrl92i”, shfaqen edhe video të tjera që shfaqnin këtë fëmijë.

Mirëpo, në videon e fundit, e publikuar më 28 tetor 2024, babai i vajzës që regjistron të njëjtën pamje ka mohuar se bëhet fjalë për fëmijë të bllokuar nën rrënoja në Gaza. (shih këtu)

Kontrolli i fakteve nga Maldita.es


Përdoruesi i llogarisë në TikTok postoi një video tjetër në të cilën ai mohon që vajza është palestineze dhe se ajo është bllokuar nën rrënoja. Ai pretendon se ajo është vajza e tij, ajo është siriane dhe po luante në shtëpinë e saj.

“Kjo është vajza që u bë trend në të gjithë botën, dhe unë jam babai i saj, tani duke regjistruar këtë video për të sqaruar realitetin e skenës që u përhap”, thotë ai në arabisht. (shih këtu)

“Vajza është siriane, nga qyteti i Idlibit dhe nuk ka asnjë lidhje me Gazën”. Më në fund kthen kamerën, tregon vajzën duke luajtur dhe sqaron se “Është vetëm një vrimë, nuk ka lidhje me bombardimet”. (shih këtu artikullin e publikuar nga Maldita.es.


Videoja u verifikua nga hibrid.info me arsyetimin se e njëjta u publikua edhe me përmbajtje në gjuhën shqipe. (këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Përmes një videoje që shfaq një fëmijë, pretendohet se ai ka mbetur nën rrënoja në Gaza.

Videoja me këtë pretendim është publikuar nga llogari në gjuhën shqipe.

Hibrid.info pas hulumtimit të kryer online, ka gjetur se kjo video është verifikuar nga kontrollues faktesh nga Spanja “Maldita.es”, dhe u vërtetua se pretendimi është i rremë. Videoja nuk paraqet fëmijë nën rrënoja në Gaza, por ajo u realizua në Siri, kur fëmija po luante në shtëpinë e saj.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Përmbajtje e pa verifikuar”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere