[email protected]
Mediumi në gjuhën serbe pretendon pa fakte se Kurti i ka urdhëruar mediat që t’i japin hapësirë të plotë protestës së opozitës në Serbi
shape
shape
shape

Mediumi në gjuhën serbe “Informer.rs” ka publikuar një artikull më 24 dhjetor me pretendimin se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka urdhëruar mediat në Kosovë që t’i japin hapësirë të plotë protestave të opozitës në Serbi.

Ky medium në gjuhën serbe, duke iu referuar një artikulli të publikuar nga “gazetaexpress.com” lidhur me raportimin për protestën para Kuvendit në Serbi, pretendon se Kurti haptazi shpreh përkrahjen e protestës së opozitës duke i “urdhëruar mediat që t’u japin hapësirë ​​të plotë të gjithë atyre që duan ta shkatërrojnë dhe t’i vënë flakën Serbisë”.

Ky pretendim i mediumit në fjalë në gjuhën serbe nuk qëndron për arsye se nuk ofron fakte që e mbështesin atë.


Vegëza e artikullit të publikuar në “Informer.rs”:

https://informer.rs/izbori-2023/vesti/859511/kurti-nastavlja-sa-podrskom-dilasovicma-medijma-naredio-pun-prostor-svima-koji-zele-da-zapale-srbiju-foto


Pjesë të artikullit të publikuar në “Informer”:

Terroristi Albin Kurti vazhdon të ofrojë mbështetje të plotë për banditë dhe protestuesit që janë selia e manjatëve Dragan Djilas dhe Marinika Tepiq.

Në median e tij, ai jep hapësirë ​​bujare për promovimin e dhunës të drejtuar nga Djilas dhe Marinika.

Duke marrë parasysh numrin e lajmeve që raportojnë për kaosin, mund të thuhet se Kurti haptazi vazhdon fushatën dhe ka urdhëruar mediat që t’u japin hapësirë ​​të plotë të gjithë atyre që duan ta shkatërrojnë dhe t’i vënë flakën Serbisë!


E përditshmja në gjuhën serbe “Informer” pretendon pa fakte se Kurti mbështet protestën e opozitës në Serbi duke i dhënë hapësirë të madhe kësaj proteste në mediat, që siç i quan ky medium, janë të tijat.

Ky pretendim ngritët duke iu referuar një lajmi të publikuar nga “gazetaexpress.com” lidhur me protestën e opozitës në Serbi, e që faktet thonë se kjo gazetë online nuk është nën pronësi apo menaxhim të Kurtit.

Në fakt, “gazetaexpress.com” me emrin biznesor ‘Media Works’ janë në pronësi të  “A.B.C. MANAGEMENT”, që për pronar ka sipërmarrësin nga Shqipëria, Klodian Allajbeu, dhe drejtohet nga Leonard Kerquku. (këtu)

Pra, nuk ka ndonjë ndërlidhje të këtij mediumi me kryeministrin Kurti që mund të bëhet në aspektin e pronësisë dhe as të politikës redaktuese, siç pretendon “Informer.rs”.


Analiza:

Pretendimi i “Informer.rs” se Kurti ka urdhëruar mediat që t’i japin hapësirë protestave të opozitës në Serbi duke iu referuar një lajmi të publikuar nga “gazetaexpress.com” lidhur me protestën është i pa bazë.

Për më tepër, “gazetaexpress.com” nuk është medium nën kontrollin e Kurtit, siç pretendohet nga “Informer.rs”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others

Translate »