Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Në artikull paraqitet numër i pasaktë i rasteve aktive

HIBRID

Artikulli me titull “Mbi 28 mijë e 800 raste aktive me COVID-19” është publikuar nga portali “Periskopi.com”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, ku është vërtetuar se edhe ky lajm nuk është i saktë, pasi në raportin 24 orësh të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se aktualisht në Kosovë janë 23 mijë e 823 raste aktive me Covid-19 dhe jo mbi 28 mijë e 800, siç pretendohet në artikullin e publikuar në Periskopi.com.


Pjesë nga artikulli i publikuar në “Periskopi.com”:

Vazhdon të jetë i lartë numri i rasteve aktive me COVID-19. Aktualisht në vend janë 28 mijë e 823 raste aktive me koronavirus.

Numri më i lartë i rasteve është në komunën e Prishtinës, me 5 mijë e 549 raste aktive me COVID-19, e pasuar me Pejën me 1 mijë e 968 raste , Gjilani 1 mijë e 578, Prizren, 1 mijë e 394, Ferizaj 1 mijë e 368, Lipjani me 1 mijë e 185, Fushë Kosovë 1 mijë e 128, Gjakova me 1 mijë e 88, Mitrovica 944 raste aktive dhe qindra raste aktive në komuna të tjera.


Vegëza e artikullit të publikuar në “Periskopi.com”:


Raportin e fundit të publikuar më 7 shkurt nga Ministria e Shëndetësisë ku tregon se në Kosovë janë mbi 23 mijë raste aktive me Covid-19 mund ta gjeni këtu.


Analiza:

Portali “Periskopi.com” ka publikuar një artikull të pasaktë me pretendim se në Kosovë janë mbi 28 mijë raste aktive me Covid-19.

Ndërsa në raportin e fundit të MSH-së të publikuar me datë 7 shkurt, bëhet e ditur se numri i rasteve aktive me Covid-19 është mbi 23 mijë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga Hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere