Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Videoja nuk paraqet Policinë e Kosovës gjatë një aksioni, pamjet janë realizuar gjatë xhirimit të një seriali

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Është publikuar një video-material me pamjet që shfaqin pjesëtarë të Policisë së Kosovës gjatë një aksioni.

Në mbishkrimin e këtij video-materiali shkruan “Nje video po qarkullon ne Rrjetin social TikTok Ku shihet policia duke ndjekur nje Vetur Polici teper profesionale edhe vigjilent”.

Video-materiali u publikua në Facebook me datë 23 maj nga faqja “Kosova Online 24/7”.

Cila është e vërteta rreth kësaj videoje?

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se pamjet nuk paraqesin ndonjë aksion real të Policisë së Kosovës, por se këto pamje janë realizuar gjatë xhirimit të serialit kosovar “Rrugët”.


Vegëza e video-materialit të publikuar në Facebook nga faqja “Kosova Online 24/7”:

https://www.facebook.com/watch/?v=413966578206284&rdid=CVB0oulES1Ee0dHC


Pas hulumtimit, hibrid.info ka arritur të gjejë pamjet e njëjta, të xhiruara nga një kënd tjetër. Pamjet janë realizuar gjatë xhirimit të serialit vendor “Rrugët”.

Në episodin e 21-të të serialit “Rrugët”, këto pamje shfaqen nga minuta 27-të. (shih këtu)


Arsyeja e trajtimit të këtij video-materiali nga hibrid.info, është se kjo përmbajtje e publikuar nga faqja Kosova Online 24/7, deri në shkrimin e këtij artikulli ka arritur të grumbullojë mbi 3 mijë pëlqime, 202 komente dhe është shikuar mbi 870 mijë herë. (shih fotografinë më poshtë)


Analiza:

Një video-material i realizuar gjatë xhirimit të një seriali, në të cilin paraqiten pjesëtarë të Policisë së Kosovës gjatë një aksioni, është publikuar nga një faqe në Facebook me pretendimin se pamjet janë reale.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Përmbajtje e paverifikuar”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere