Të fundit | Inteligjenca artificiale në fushatat politike: mes ilustrimit të premtimeve… Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV
[ ARTIKULLI ]

Viktimat e një aksidenti të vitit 2019, pretenohet të paraqiten si të aksidentit në Kroaci

HIBRID

Portali i dyshimtë “readkoala.com” ka publikuar një artikull me titull “Këta janë të rinjët nga Lipjani që humbën jetën në aksîdentîn tragjîk”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, rezulton që ky lajm është i vjetër dhe ka të bëjë me një aksident trafiku të rëndë, i cili kishte ndodhur më 5 tetor të vitit 2019 në magjistralen Lipjan-Shtime, ku kishin humbur jetën dy persona.

Ky portal i dyshimtë e ka publikuar këtë lajm të vjetër në kohën kur aktualisht po raportohet për aksidentin tragjik që ndodhi mëngjesin e djeshëm, në Slavonski Brod të Kroacisë, ku humbën jetën 10 kosovarë.

“Readkoala.com” ka publikuar lajmin e vjetër me fotografinë e dy personave që humbën jetën në tetor të vitit 2019, duke lënë të kuptohet se ngjarja ndërlidhet me aksidentin e 25 korrik të Kroaci.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “readkoala.com”:

Një aksident trafiku i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme.Si pasojë e aksidentit dy persona ka humbur jetën, shkruan FaktePlus.

Dy të rinjë kanë hubur jetën në këtëaks ident, me këtë rast kryetari i Shtimes Naim Ismajli ka ngushëlluar famijen Gashi nga fhsati Pjetërshticë dhe familjeës Hoxha nga fshati Topliqan të lipjanit.

Vegëza e artikullit të publikuar në “readkoala.com”:

https://readkoala.com/show/2021/07/25/keta-jane-te-rinjet-nga-lipjani-qe-humben-jeten-ne-aksidentin-tragjik/?fbclid=IwAR3wENfn_ZoSbJWj-VEcVPoG_v14r27XpeCXa5BdvW-WiBprcVmxC-xMlbE

Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqet “Në Kohë”, e cila ka mbi 400 mijë ndjekës dhe “Specialja” me mbi 80 mijë sosh.

https://www.facebook.com/nekohe/posts/181507900677111

https://www.facebook.com/revistaspecialja/posts/341461974284890


Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar në kohë reale (5 tetor 2019) nga portali fakteplus.net.

https://fakteplus.net/keta-jane-te-rinjet-qe-humben-jeten-ne-aksidentin-tragjik-ne-shtime-foto/

Analiza:

Analiza:

Në artikullin publikuar sot (26 korrik), paraqitet një lajm i vjetër për vdekjen e dy personave në një aksident trafiku në vitin 2019 në afërsi të Lipjanit. Publikimi i këtij artikulli bëhet në kohën kur lajm kryesor është aksidenti i autobusit me pasagjerë kosovarë në Kroaci. Ndërkaq, në këtë artikull të “readkoala.com” nuk jepen sqarime për lajmin, pra nuk qartësohet ngjarja, vendi dhe koha e aksidentit, duke lënë të kuptohet se personat e aksidentuar, ndërlidhen me ngjarjen e fundit në Kroaci. Duke pasur parasysh këto fakte të kontrolluara, hibrid.info e vlerëson këtë artikull të “readkoala.com” si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere