Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Vuçiq nuk i ka kërkuar Grenell-it ta shuaj Ushtrinë e Kosovës

HIBRID

Një nga portalet e dyshimta “GazetaProgresi.com” ka publikuar një artikull duke pretenduar se Aleksandar Vuçiq i kërkon Richard Grenellit shuarjen e ushtrisë së Kosovës.

Me të hapur artikull, i cili është postuar në Facebook, vërehet se teksta në brendësi të artikullit paraqet krejtësisht diçka tjetër. Në fakt, përmbajtja e këtij artikulli përshkruan cicërimën e Grenell-it, përmes së cilës paraqet përjetimet gjatë një darke në një restorant në Beograd, së bashku me krerët e shtetit të Serbisë dhe pjesës tjetër të delegacionit amerikan.

Teksti i artikullit të publikuar në GazetaProgresi.com:

Vuçiqi i kerkon vëtem këte gjë Grenellit: Shuarjen e Ushtrisë së Kosovës

Takimi i Grenellit me Vuçiqin, ja për çka biseduan Vuçiqi i kerkon vëtem këte gjë Grenellit: Shuarjen e Ushtrisë së Kosovës

I dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell e ka quajtur të mahnitshme mbrëmjen që e ka kaluar në Beograd. Grenell në darkë ka qenë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeminstren Ana Bërnabiq dhe anëtarët e delegacionit serb dhe amerikan, teksa në Twitter e ka ndarë videon e kësaj mbrëmjeje.

“Serbët dhe amerikanët në Beograd këndojnë dhe Vir ginian Perëndimore, natë e mahnitshme”, ka shkruar Grenell, teksa ka postuar videon me kerkesen e Vuçiqit shum te rënd per Grenellin

Vegëza e artikullit të botuar në GazetaProgresi.com:

https://gazetaprogresi.com/vuciqi-i-kerkon-vetem-kete-gje-grenellit-shuarjen-e-ushtrise-se-kosoves/

Siç mund të vërehet, përmbajtja e artikullit është marr nga raportimet e mediave rreth cicërimës së Grenellit, ku përmes një video të bashkangjitur, ky zyrtar amerikan e ka përshkruar atmosferën në atë darkë. Në bazë të hulumtimit, shihet se titull (kërkesa për shuarje të ushtrisë së Kosovës) nuk përputhet, as për së afërmi, me asnjë deklarim të vet Grenell-it apo Vuçiq-it.

‘Cicërima’ e Grenellit në Twitter:

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1308626540524171264

Analizë:

Pas verifikimit nga hibrid.info, as Grenell dhe as Vuçiq nuk kanë deklaruar diçka lidhur me shuarjen e ushtrisë së Kosovës. Si rrjedhojë, ky artikull i GazetaProgresi.com kategorizohet si “Dezinformatë”, “Clickbait” dhe “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Dezinformata

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Lajm i rremë

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere