Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m… Të fundit | Mediat serbe për aktgjykimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së: nga “dënim… Të fundit | Media ruse e serbe paraqesin rrejshëm protestën në Tiranë si “trazira” për… Të fundit | Pretendohet pabazë se Albin Kurti është vlerësuar pozitivisht në raportimet… Të fundit | Manipulohet fotografia e protestës së vitit 2022, i ndryshohet mbishkrimi n… Të fundit | Deklarata e vjetër e Musliut mundohet të paraqitet si reagim pas vendimit n… Të fundit | Vrasja e Xhemail Mustafës paraqitet rrejshëm si pjesë e aktgjykimit të Hagë… Të fundit | Bosnitch shtrembëron faktet për sulmet e autobusëve në Kosovë më 1999 dhe 2… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Kurti ka pranuar që Thaçi të bëhet president nëse l…
[ ARTIKULLI ]

Në fotografi nuk shihet grafit me mbishkrim “UÇK”, siç pretendon Ministria e Jashtme e Serbisë

HIBRID

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Serbisë ka lëshuar një komunikatë me pretendim se në ndërtesën e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Serbisë në Shtutgart, janë bërë grafite duke lavdëruar UÇK-në terroriste.

Hibrid.info pasi ka verifikuar faktet në këtë deklaratë, është vërejtur se në këtë komunikatë është pretenduar rrejshëm se në këto grafite është lavdëruar Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pasi në to nuk gjendet asnjë mbishkrim/stemë apo detaj tjetër që ka të bëjë me UÇK-në.

Në këto grafite shihet shqiponja e flamurit kombëtar, ndërsa në dy anët e saj gjendet figura e armës “kallashnikov”.

Kjo deklaratë u publikua edhe nga portali në gjuhën serbe “Kosovo-online.com”.


Komunikata e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Republikës së Serbisë, e përkthyer në gjuhën shqipe:

Autorë të panjohur mbrëmë kanë pikturuar grafite duke lavdëruar UÇK-në terroriste (të ashtuquajturën Ushtria Çlirimtare e Kosovës) në ndërtesën e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Serbisë në Shtutgart.

Mëngjesin e sotëm, punonjësit e Konsullatës së Përgjithshme kanë hequr grafitin nga dera e garazhit dhe kanë njoftuar autoritetet kompetente të Republikës Federale të Gjermanisë për ngjarjen.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Serbisë dënon ashpër këtë akt provokues dhe vandal dhe pret që autorët të gjenden.


Vegëza e artikullit të publikuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Serbisë:

https://www.mfa.gov.rs/mediji/saopstenja/msp-osudjuje-ispisivanje-grafita-ovk-na-zgradi-gk-u-stutgartu?fbclid=IwAR3PFdKqDjFjkjrbxhsEFQqNVmTOmT52qMsDtdlVhC3w-hCfQGuWC0ce-OQ


Kjo deklaratë është publikuar në portalin në gjuhën serbe “Kosovo-online.com”, vegëzën e të cilës mund ta gjeni këtu.


Analiza:

MPJ e Republikës së Serbisë ka lëshuar një komunikatë me pretendim se në ndërtesën e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Serbisë në Shtutgart, janë bërë grafite duke lavdëruar UÇK-në terroriste.

Por, gjatë verifikimit të fakteve nga hibrid.info, në këto grafite nuk gjendet asnjë mbishkrim me akronimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), siç pretendohet në komunikatën e kësaj ministrie.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë komunikatë si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere