Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Vuçiq nuk ka kërkuar që Rakiq të bëhet president i Kosovës

HIBRID

Portali i dyshimtë “GazetaProgresi.com” ka publikuar një artikull që pretendon se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka kërkuar që politikani serb, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, të bëhet president i Kosovës.

Ky artikull përmban titull dhe përmbajtje të rreme, e cila është e sajuar qëllimisht marr parasysh zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe debatet e shumta rreth asaj se kush mund të jetë presidenti i ardhshëm i vendit.

Nga hulumtimi dhe verifikimi i bërë nga hibrid.info përmes makinave të kërkimit, nuk është gjetur asnjë deklaratë e tillë e bërë nga Vuçiq.

Teksti i artikullit të publikuar në GazetaProgresi.com:

Aleksandër Vuçiq kërkon që Goran Rakiç të behet president i Kosovës

Presidenti i Serbis, Aleksander Vuciq gjatë konferences së sotme për media ka kërkuar nga Bashkimi Europian që Goran Rakic të behet president i Kosovës, ai tha se do të ishte diqka e mrekullueshme nëse bëhet kjo.

Vuciq tha: ‘Kosova është pjesë e Serbis, madje aty folet edhe gjuha serbe. Unë kërkoj që Goran Rakic të behet preisident i Kosovës.’ ja qfar thot Vuqiq

Vegëza e artikullit të publikuar në GazetaProgresi.com:

https://gazetaprogresi.com/aleksander-vuciq-kerkon-qe-goran-rakic-te-behet-president-i-kosoves/?fbclid=IwAR1QU-K4AG_HXLXOjkqJRoolLZTzbrUjdLOKK2NCpHeGaw1voB2txv4rZVQ

Analiza:

Portali i dyshimtë “GazetaProgresi.com” ka sajuar këtë lajm për të tërhequr vëmendjen e lexuesit, si dhe për të përfituar materialisht përmes klikimeve në rrjete sociale. Ky shkrim kategorizohet si “Lajm i rremë”, “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere