Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m… Të fundit | Mediat serbe për aktgjykimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së: nga “dënim… Të fundit | Media ruse e serbe paraqesin rrejshëm protestën në Tiranë si “trazira” për… Të fundit | Pretendohet pabazë se Albin Kurti është vlerësuar pozitivisht në raportimet… Të fundit | Manipulohet fotografia e protestës së vitit 2022, i ndryshohet mbishkrimi n… Të fundit | Deklarata e vjetër e Musliut mundohet të paraqitet si reagim pas vendimit n… Të fundit | Vrasja e Xhemail Mustafës paraqitet rrejshëm si pjesë e aktgjykimit të Hagë… Të fundit | Bosnitch shtrembëron faktet për sulmet e autobusëve në Kosovë më 1999 dhe 2… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Kurti ka pranuar që Thaçi të bëhet president nëse l…
[ ARTIKULLI ]

Video nuk paraqet ministrin e financave në Niger duke qarë pas ultimatumit nga udhëheqësit e grusht shtetit

FATBARDH DEMA

Faqja në Facebook “Investiguesi Shkrimor” ka publikuar me 2 gusht një video material me pretendimin se në pamje shfaqet ministri i Financave në Niger me lot në sy, me pretendimin se drejtuesit e grushtit të shtetit kanë dhënë atij ultimatum 48 orë që ai të sjell mallrat e vjedhura ose  përndryshe do të ekzekutohet.

Kontrolluesit e fakteve të AFP, kanë gjetur se kjo video është e vjetër (2021) dhe nuk tregon ministrin e Financave, por ish-ministrin e drejtësisë të Nigerit, Marou Amadou, duke falënderuar me lot në sy ish-presidentin e vendit, Issoufou Mahamadou. (këtu)


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “Investiguesi Shkrimor”:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid04PLZnSywvYPGEmRSMsnQWkBhP3LiJT6iAWQqS9rzfYVh4qR9YNtRzZxZHTRjPk3Nl&id=100092945134138


AFP Fact Check ka gjetur se kjo video është shpërndarë në internet që nga dhjetori i vitit 2021 nga një llogari në Facebook e quajtur “L’oeil Nigerien”. (shih këtu)


Një tjetër llogari në Facebook e një agjencie lajmesh nigeriane Company MKL publikoi një foto që tregon Amadou-n të veshur me të njëjtat rroba dhe shall që shihen në videon e datës 28 dhjetor 2021. (shih këtu)


Ministër i Financave në Niger deri në grushtin e shtetit (26 korrik 2023) ishte Ahmat Jidoud. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Një llogari në median sociale Facebook ka publikuar një video me pretendimin se në të shfaqet ministri i financave të Nigerit duke qarë pasi udhëheqësit e grushtit të shtetit i dhanë një ultimatum për të dhënë llogari për fondet e vjedhura ose të përballet me vdekjen.

Mirëpo, pas verifikimin të fakteve të kryer nga AFP është vërtetuar se pretendimi është i rremë dhe se video është e vjetër (2021) që paraqet ish-ministrin e drejtësisë Marou Amadou. Ky postim nga faqja e lartcekur merr vlerësimin si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere