Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m… Të fundit | Mediat serbe për aktgjykimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së: nga “dënim… Të fundit | Media ruse e serbe paraqesin rrejshëm protestën në Tiranë si “trazira” për… Të fundit | Pretendohet pabazë se Albin Kurti është vlerësuar pozitivisht në raportimet… Të fundit | Manipulohet fotografia e protestës së vitit 2022, i ndryshohet mbishkrimi n… Të fundit | Deklarata e vjetër e Musliut mundohet të paraqitet si reagim pas vendimit n…
[ ARTIKULLI ]

Vuçiq pretendon pa fakte se do të ketë “aksion nga Prishtina për kapjen e stacionit afër Zveçanit”

HIBRID

Presidentit i Serbisë Aleksandar Vuçiq, gjatë një prononcimi për media, ka pretenduar se me datën 6 nëntor, Qeveria e Kosovës mund të nisë aksionin për marrje nën kontroll të trafostacionit “Valaç” në afërsi të Zveçanit.

Pretendimin e tij, Vuçiq e bazon në disa informata që pretendon se i posedon, por pa dhënë detaje rreth burimit të informacionit. Ai për media të Serbisë ka thënë dje (26 tetor) se ishte i shqetësuar për kërcënimet nga Prishtina dhe, siç u shpreh, synimin e saj për të kapur stacionin e transformatorit të Valacit në Kosovë, por vuri në dukje se ata që kishin plane të tilla kishin “gabuar keq”.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në mediumet serbe, i përkthyer në gjuhën shqipe:

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha të martën se ishte i shqetësuar për kërcënimet nga Prishtina dhe synimin e saj për të kapur stacionin e transformatorit të Valacit në Kosovë-Metohi, por vuri në dukje se ata që kishin plane të tilla e kishin “gabuar keq”.

Ata që po planifikojnë gjëra të tilla duhet të mendojnë me kujdes për veprimet e tyre, tha Vuçiq.

“Sidoqoftë, nuk jam i lumtur për këtë, jam i shqetësuar… dhe, për fat të keq, ne mund të bëjmë vetëm lëvizje të detyruara, pa fajin tonë”, tha ai.

“Prandaj është e rëndësishme që të respektohet Marrëveshja e Brukselit, në mënyrë që ne të mos futemi në një situatë si kjo që jemi sot, por ata e kanë gabim shumë nëse mendojnë se kjo u përshtatet”, tha Vuçiq.

Ditët e kaluara në media u njoftua se ekziston rreziku që Kurti ta shfrytëzojë situatën për të kontrolluar nënstacionin e Valaçit, përmes të cilit më shumë se 85% e energjisë elektrike vjen në veri të Kosovës dhe Metohisë dhe në Gazivodë.

Sa i përket kërcënimeve të tjera, ai thotë se është i sigurt se po e planifikojnë, pasi për një arsye të “sigurt” presin 6 nëntorin, në periudhën e ardhshme ta marrin “Valacin”.


Vegëzat e artikullit të publikuar në disa medie online në Serbi:

http://www.tanjug.rs/full-view_en.aspx?izb=693162

https://www.b92.net/info/vesti/index.php?yyyy=2021&mm=10&dd=26&nav_category=640&nav_id=2045780


Më poshtë mund të gjeni artikullin e publikuar në gjuhën shqipe në disa portale në Kosovë:

https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=565120

https://www.koha.net/arberi/294258/vuciq-me-6-nentor-do-te-kete-aksion-te-ri-ne-veri-katastrofike-per-ne/


Analiza:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pretenduar pa fakte se me datën 6 nëntor Qeveria e Kosovës do të nisë aksionin për marrje nën kontroll të trafostacionit “Valaç” në afërsi të Zveçanit.

Këto pretendime të presidentit serb, nuk bazohen në asnjë referencë të vetme, por të gjitha janë të përfolura dhe nuk argumentohen me asnjë fakt.

Bazuar në këtë kontroll të fakteve, ekipi i hibrid.info vendos t’i vlerësojë këta artikuj, pretendimet e Vuçiqit si “teori konspirative”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere