Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi se vajza e Ramush Haradinajt do t’i vijojë mësimet në shkollën “Tasis”, del të jetë përmbajtje e pa verifikuar

HIBRID

Televizioni Kosovar në gjuhën shqipe “Klan Kosova” ka publikuar në portalin online “klankosova.tv” një lajm, përmes së cilit pretendohet se vajza e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, do të vazhdojë shkollimin në një shkollë të shtrenjtë në shtetin e Zvicrës.

Mirëpo ky pretendim rezulton të jetë i pasaktë, pasi që bazohet në imazhin e një fotografie të postuar nga guraja e kreut të AAK-së, Anita Haradinaj në Instagram, ku paraqitet vajza e tyre Hana, me një fanellë me logo të një shkolle (amerikane) të shtrenjtë në Zvicër, të quajtur “Tasis” (këtu). Fakt tjetër që ky portal ka përdorur në këtë artikull është edhe statusi i kreut të AAK-së në Facebook, dedikuar vajzës së tij, me rastin e regjistrimit të saj në shkollën e mesme:

“Sot nise një faqe të re në shkollimin dhe jetën tënde! Hana, fati të përcjellt tërë jetën”.

Postimi i Ramush Haradinajt në Facebook:

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/2784840898306973

Postimi i fotografisë së Hanës nga Anita Haradinaj:


Në postimet e tyre, çifti Haradinaj nuk kanë përmendur ndonjë shkollë, në mënyrë specifike, e as shkollën “Tasis” të Zvicrës, siç pretendohet në artikullin e Klan Kosovës.

Edhe pse ky medium e ka fshirë artikullin në fjalë, i njëjti mund të gjendet në disa mediume tjera që e kanë shpërndarë në portale online.

Në këtë artikull është pretenduar në mënyrë të paverifikuar se vajza e kryetarit Haradinaj, Hana, do të vazhdojë shkollimin e mesëm në shkollën Tasis, duke u bazuar vetëm në fotografinë e kësaj të fundit.

Vegëza e artikullit të Klan Kosovës, të publikuar në “botasot.info”:

https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1615474/vajza-e-ramush-haradinajt-do-te-shkollohet-ne-njeren-nga-shkollat-e-shtrenjta-te-zvicres/


I njëjti pretendim është hedhur poshtë edhe nga zyra për media në AAK. Në reagimin e bërë ndaj Klan Kosovës, zyrtari për media Lulzim Blaka ka thënë se kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, nuk e ka regjistruar vajzën e tij në shkollën e pretenduar, por në njërën nga shkollat e Kosovës.

“Vajza e kryetarit dokumentet i ka dorëzuar në një shkollë në Prishtinë. Ajo do t’i vijojë mësimet në klasë të 10-të”.

Vegëza e reagimit të AAK-së ndaj artikullit të Klan Kosovës:

https://klankosova.tv/aak-vajza-e-ramush-haradinajt-do-te-shkollohet-ne-kosove-jo-ne-zvicer4/?fbclid=IwAR2qPTLr5wU-wW_bFMXJh4WT6CtW0LN8B0mlqfkCDuV0Qj85B9DNfbSw3i0


Analiza:

Artikulli i publikuar nga Klan Kosova nuk është bazuar në asnjë fakt kredibil për pretendimin e bërë.

Autori i këtij lajmi shihet se nuk i ka konfirmuar dyshimet e ngritura përmes asaj që paraqet si fakt (fotografinë dhe statusin e Haradinajt), por i ka publikuar si të mirëqena, duke bërë që lajmi të jetë i pa verifikuar. Për këtë arsye, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Përmbajtje e Paverifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere