[email protected]
Ri-publikohen në mediat në gjuhën serbe pretendime të pabazuara për të ashtuquajturën “Shtëpi e verdhë”
shape
shape
shape

Disa media në gjuhën serbe kanë publikuar një artikull dje dhe sot (08, 09 mars) duke raportuar për vizitën e priftit ortodoks serb, Dimitrije Markoviq që i bëri të ashtuquajturës “Shtëpi e verdhë” në Shqipëri. Këto media, duke përshkruar qëndrimin e priftit Markoviq, kanë përcjellë pretendimet e pabazuara të tija për transplantim të organeve të qytetarëve serbë gjatë luftës në Kosovë.

Këto media i referohen artikullit dhe videove të publikuar nga prifti Markoviq në ueb-faqen “teodulija.net” pas vizitës së bërë në lokacionin ku gjendet objekti i shtëpisë për të cilin pretendohet se ka shërbyer për marrjen e organeve të serbëve të Kosovës.

Markoviq, gjatë vizitës së vendit ku gjendet objekti i shtëpisë dhe varrezat e fshatit, pretendon se kufomat e serbëve të cilëve u janë marrë organet gjenden akoma aty. Ai po ashtu, pretendon se ka kërkuar edhe ndonjë kockë nga këto kufoma për ta marrë me vete për testim, por se nuk ka gjetur.

Prifti ortodoks serb, në artikullin e publikuar i është referuar kryesisht raportit të Dick Marty-it.

Megjithatë, fakti se ka ekzistuar “Shtëpia e verdhë” dhe se janë kryer operacione për trafikim të organeve nuk është vërtetuar asnjëherë.

Vegëza e artikujve të publikuar në mediat në gjuhën serbe dhe web faqe “teodulija.net”:

https://informer.rs/vesti/politika/883216/zuta-kuca-zlocini-srbin-albanija-tela

https://www.alo.rs/vesti/politika/880166/ovde-su-albanski-teroristi-kasapili-srbe-dimitrije-otisao-do-zute-kuce-i-zatekao-horor-prizore/vest?fbclid=IwAR34_LfnLfMtFwp51FInAQmAi9bOJkzU2FVm3zHwhoJCPuto0oKIgt70pz0


Pjesë të artikullit të publikuar nga mediat në gjuhën serbe:

Në “shtëpinë e verdhë” në Shqipëri, ku në fund të viteve nëntëdhjetë u hoqën organet e serbëve të rrëmbyer në Kosovë, ishte një dhomë që ishte e pajisur si klinikë private

Një tjetër gjë e rëndësishme për t’u theksuar në lidhje me varrezat e fshatit është se, për mendimin tim, trupat janë ende atje.

Përveç kësaj, po kërkoja të shihja nëse kishte ndonjë kockë për t’u parë diku që do ta çoja për analizën e ADN-së.


Prifti Markoviq, nëpërmjet vizitës së bërë, pretendon pa fakte se në lokacionin ku gjendet e ashtuquajtura “shtëpia e verdhë” ka gjurmë të asaj që pretendohet për trafikimit të organeve.

Hetimet e zhvilluara në të ashtuquajturën “shtëpia e verdhë” në një fshat afër Burrelit në Shqipërinë Veriore nuk kanë mundur të vërtetojnë pretendimet se në këtë shtëpi janë hequr organe të njerëzve për qëllime tregtie.

Një raport i marsit të vitit 2004 i hartuar nga pesë ekspertë ndërkombëtarë të Tribunalit të Hagës dhe Kombeve të Bashkuara thotë se bazuar në ekzaminimet tona, nuk ka dëshmi bindëse se është derdhur gjak në këtë shtëpi si rezultat i akteve kriminale. (këtu)

“Shtëpia e Verdhë” fillimisht është përfolur në librin e ish-prokurores së Gjykatës Ndërkombëtare Carla del Ponte, “The Hunt: Me and the War Criminals ”, dhe më pas në raportin e përfaqësuesit të Zvicrës, Dick Marty, të cilit kryesisht i referohet prifti Markoviq.

Kujtojmë se pikërisht “Gjykata Speciale në Hagë, e njohur edhe si “Dhomat e Specializuara ishte krijuar me pretendimet e raportit të Dick Martyt për “Shtëpinë e Verdhë”. (këtu) Megjithatë, këto pretendime nuk u vërtetuan asnjëherë, dhe në aktakuza nuk ka asnjë element të trafikimit të organeve. (këtu)

Mungesa e provave ishte konfirmuar edhe nga shefi i Task Forcës Hetimore të EULEX-it, Clint Williamson, që kishte thënë se nuk është vërtetuar asnjëherë një pretendim i tillë. (këtu)

Gjithashtu, vërtetësia e raportit të Dick Marty-t është duke u kontestuar edhe me një rezolutë të Partisë Socialiste të Shqipërisë të kryeministrit Edi Rama, në korrik të vitit 2022 (këtu), për të dërguar në Këshill të Evropës (KiE). Ndërsa, lidhur me këtë iniciativë, kryeministri Rama është deklaruar së fundmi se janë mbledhur nënshkrimet për t’u futur për trajtim në Asamble të Përgjithshme të KiE-s (këtu).


Analiza:

Fakti se ka ekzistuar “Shtëpia e verdhë” dhe se janë kryer operacione për trafikim të organeve nuk është vërtetuar asnjëherë.

Pretendimet e priftit Markoviq, për ekzistencën e gjurmëve për pretendimin për trafikim të organeve të serbëve të Kosovës nuk faktohet.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e cilëson si “dezinformatë”.


Vlerësimi/përkufizimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Share With Others