Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Pamjet nuk paraqesin robotë, por aktorë në promovimin e filmit “The Creator”

FATBARDH DEMA

Faqja në Facebook që mban emrin “IDEALISTI-al” ka publikuar me datë 6 dhjetor një video-material me mbishkrimin “Do marrin vendet e punës….”.

Në këtë video-material shfaqen disa persona të veshur si robotë, e që faqja e lartcekur me anë të këtij pretendimi, ka lënë të kuptohet se ata janë robotë.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se personat që shihen në video-material janë aktorë të grimuar për t’u dukur si robotë, si pjesë e promovimit të filmit “The Creator“.


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “IDEALISTI-al”:

https://www.facebook.com/watch/?v=867799594807589


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur materiale në Youtube që sqarojnë se personat që shihen të veshur si robotë janë aktorë. (shih këtu)

Një zëdhënës i Disney, kompania që zotëron 20th Century Studios, e cila prodhon filmin fantastiko-shkencor “The Creator”, tha në një email për Reuters se aktorët janë përdorur për ngjarjen promovuese.

Zëdhënësi shtoi se robotët e inteligjencës artificiale nuk u përdorën në këtë ngjarje. (shih këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetur se disa aktorë janë veshur si robotë për një fushatë promovuese për filmin “The Creator” dhe nuk ishin robotë të vërtetë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë postim nga faqja “IDEALISTI-al” si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere