[email protected]
YTIM dhe Erasmus+ bashkojnë entuziastët e medias
shape
shape
shape
EDU

Shkruan: Gresë Sermaxhaj

Youth Time International Movement (YTIM) dhe Erasmus+ do të mbledhin plot 50 pjesëmarrës për të mësuar dhe diskutuar me ekspertë të medias dhe informimit në trajnimin gjashtë-ditor që do të mbahet në kryeqytetin serb, Beograd, nga 27 gusht deri më 2 shtator.

Gjatë këtij aktiviteti do të diskutohen tema të ndryshme, duke perfshirë keqinformimin, dezinformimin, si dhe mundësitë për luftimin e tyre. Pjesëmarrësit gjithashtu do të diskutojnë për atë se si të vërehen lajmet e rreme dhe propaganda.

Përderisa jemi në prag të fillimit të kësaj ngjarjeje të rëndësishme, Michael Berg, i cili mblodhi të gjitha organizatat  për këtë aktivitet, nuk e fsheh gëzimin se do të takojë njerëz të rinj, e po ashtu për shkak që ky aktivitet do të bashkojë njerëz që nuk është se do të takoheshin në rrethana të tjera.

“Më së shumti jam i lumtur sepse po e dëshmoj si misoni ynë po e frymëzon rininë nga e gjithë bota për të marrë më shumë përvojë dhe atë çka u nevojitet që të arrijnë të bëjnë ndryshime të mira edhe për të tjerët- në të gjitha aspektet”, thotë ai.

Ai e vë në pah se nganjëherë për shkak të ngarkesës nga punët e përditshme është e vështirë të shihet si po jetësohet misioni i YTIM.

“Megjithatë, ne e dimë se çdo herë që ka një aktivitet si ky ne e shohim që i arrijmë rezultatet dhe se ajo për të cilën punojmë bëhet realitet”.

Të gjesh vullet teksa përballemi me pandeminë COVID-19

Aktivitetet si ky bëhen edhe më të veçanta nëse sjellim ndër mend izolimin dhe masat kufizuese që kemi përjetuar të gjithë ne në këta 18 muajt e fundit për shkak të virusit COVID-19.

 “Ishim me fat që vitin e kaluar arritëm ta mbajmë shkollën tonë të përvjetshme në Islandë, pasiqë virusi ishte qetësuar për një kohë-para se një valë e re e tij të shpërthente”, shpjegon tutje Berg, duke na kthyer kështu prapa në kohë te një aktivitet tjetër i mrekullueshëm –Shkollën Verore të YTIM e cila u mbajt në vitin 2020 në Reykjavik.

Sado që kjo ngjarje ishte sukses i madh, megjithatë u deshën shumë përshtateje e ndryshime dhe vetëm gjysma e pjesëmarrësve arritën të bashkëngjiten.

“Aktiviteti i Beogradit mbështetet nga Erasmus+ dhe ka qenë duke u planifikuar për më shumë se një vit, i shoqëruar me disa zvarritje.”

“Ishim duke parë si mund ta parashikojmë “të panjohurën”, pa qenë të sigurtë në radhë të parë nese mund ta mbajmë këtë aktivitet. Në një fazë apo tjetër të gjitha planet kanë ndryshuar”, thekson ai.

“Mirëpo tani jemi krejt afër me listë të plot pjesëmarrësve, dhe më në fund secili do të bashkohet me ne”.

Të mësosh e ta vlerësosh diversitetin njëherësh

Pasi të lexoni më shumë informata, do të vëreni se kjo ngjarje nuk është e kufizuar vetëm në formalitetin e klasëve. Përkundrazi, gjatë këtyre ditëve do të ketë edhe shëtitje nëpër qytet, ngjarje kulturore si dhe shoqërime ndërmjet pjesëmarrësve.

Duke pasur për bazë këtë, Berg tregon si ky aktivitet do t’i ndihmojë të rinjtë që të pranojnë dallimet e të kuptojnë më mirë kulturat e tjera.

 “Të gjitha aktivitet tona kanë për temë ngjarjet me të rëndësishme dhe aktuale. Kjo ngjarje ka të bëjë me rolin e medias, diçka kjo për të cilën besoj se të gjithë pajtohemi se është shumë e rëndësishme dhe ndikon në jetën tonë të përditshme. Mirëpo, temat e programit nuk janë gjithçka për ne.”

Ai beson se mundësia që të rinjtë të mësojnë së bashku është e mrekullueshme, mirëpo mundësia që të mësojnë për diçka kaq të rëndësishmë është edhe më e mrekullueshme.

“Të fitosh përvojë, t’i kuptosh dhe pranosh të tjerët pavarësisht të gjitha dallimeve është edhe më me peshë”, thotë ai tutje.

“Është e mirëseardhur të qëndrosh ulur në një klasë tërë ditën duke dëgjuar ligjërata e ide të reja. Mirëpo, mjediset sikur ky nuk është se të lejojnë të mësosh edhe aq për personin apo pikëpamjet e atij/asaj që është ulur afër teje, e madje as lidhur me atë se si ky person do t’i përdorë njohuritë e sapomarra”.

“Andaj, përveç mësimit tradicional, ne fusim disa metoda të mësimit alternativ, ashtu që të nxisim debate të tilla që na lejojnë të flasim bashkë, të njohim njëri-tjetrin e po ashtu të ndajmë përvojat personale e përtej temës që po e flasim e ligjëratës që po e dëgjojmë”.

Shumë aktivitete janë të menduara ashtu që të mundësojnë shkëmbime kulturore dhe mësime mendime ndryshe. Të gjitha këto në një ambient qetësues e të rahatshëm.

Natyrisht, YTIM nuk mund e as nuk do ta detyrojë askënd që të pranojë diçka- përveç nëse ata vet e dëshirojnë një gjë të tillë.

“E megjithëkëtë, ne kemi për synim që të krijojmë mjedise që janë të rehatshme mjaftueshëm, e mbesim me shpresë do u mundësojmë të tjerëve që të fitojnë njohuri për të pranuar dhe përqafuar dallimet”.

Vlen të përmendet se të gjitha aktivitetet e mëparshme të YTIM kanë krijuar shoqëri dhe lidhje profesionale dhe personale.

Youth Time do të postojë vazhdimisht në rrjete sociale lidhur me këtë aktivitet, ndiqeni punën e tyre në: FacebookTwitterYouTube.

Për më shumë informata vizitoni youth-time.com.

***

Rreth YTIM

YTIM është organizatë jo-fitimprurëse dhe jo politike, themeluar në Pragë të Çekisë në vitin 2010 nga tre të rinj pasionantë nga Republika Çeke, Kroacia dhe Rusia, të cilët kishin në mendje nevojën urgjente për të krijuar një nismë për një të ardhme më të ndritur në sfera të ndryshme.

YTIM vlerëson se nevoja për ndryshim shoqëror është urgjente në të gjithë botën dhe se janë pikërisht të rinjtë ata që mund të luajnë rolin më aktiv në krijimin e një komuniteti global drejt arritjes së të ardhmes së ndritur për të gjithë.

Klikoni KËTU për versionin anglisht të këtij artikulli.

Share With Others