[email protected]
Zeka nuk ka thënë – “Albin Kurti ka me shku në Hagë, shpresoj të jetë e vërtetë”
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “mitrovicapress.com” ka publikuar një artikull me titull “Milaim Zeka: Kam lnfo se Albin Kurti ka me shku ne Hage, shpresoj te jete e vertet”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që ky shkrim përmban titull të sajuar, i cili nuk përputhet me përmbajtjen e tekstit. Gjithashtu, përmbajtja e artikullit shihet se është bazuar në një status të Milaim Zekës, të publikuari më 17 dhjetor 2020 në profilin e tij në Facebook, përmes së cilit ishte shprehur se “burime pranë Prokurorisë të Gjykatës Speciale, bëjnë të dyshohet se, Albin Kurti, kryetar i VV-së, mund të merret në pyetje mbi veprimet e krerëve të UÇK-së gjatë luftës”.

Pra, kjo deklaratë rezulton të jetë e vjetër dhe Zeka shihet qartë se nuk ka thënë që Kurti do të shkojë në Hagë, siç pretendohet rrejshëm në titullin e artikullit të publikuar nga portali i dyshimtë “mitrovicapress.com”.

Teksti i artikullit të publikuar nga “mitrovicapress.com”:

Milaim Zeka: Kam lnfo se Albin Kurti ka me shku ne Hage, shpresoj te jete e vertet

Analisti dhe ish-deputeti i njohur kosovar, Milaim Zeka ne nje interviste mbreme ka befasuar te gjithe me nje deklarat qe e ka dhene rreth atyre qe po shkojn ne Hage..…Ndiqeni videon per te kuptuar se per qfare behet fjale:J

Vegëza e artikullit të publikuar nga “mitrovicapress.com”:

https://mitrovicapress.com/news/1700?fbclid=IwAR2_1tSsnB5BQKKcL6NJLGkkTND-Hrs5lyX4MlvNl_6XpAnyw1m7BTB2oOw


Zeka në fakt, kishte ngritur dyshimin se Kurti do të mund të merret në pyetje nga Gjykata Speciale, për të kaluarën e tij si i angazhuar në Zyrën e UÇK-së në Prishtinë. Më poshtë mund të lexoni statusin e Zekës, të cilin e ka postuar më 17 dhjetor të vitit të kaluar.

https://www.facebook.com/milaimzekaobri/posts/1327645467597493


Analiza:

Ky shkrim përmban titull dhe përmbajtje të sajuar të cilët nuk përputhen me njëri tjetrin. Lajme të tilla bëhen vetëm për të tërhequr lexuesit të klikojnë në të, edhe pse atyre nuk iu servohet ajo se çka premtohet në titull.

Ky artikull është shpërndarë edhe nga faqja “Gazeta Aktive” në Facebook, e cila numëron afër 90 mijë pëlqime. Pas verifikimit nga hibrid.info, del që ky shkrim kategorizohet si “dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others