Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka koalicion mes VV dhe Vjosa Osmanit

HIBRID

Portalet e dyshimta online kanë publikuar një artikull me titull “EKSKLUZIVE: Arrihet koalicioni Albin Kurti – Vjosa Osmani, ne zgjedhjet e radhës bëhën bashkë, ja çka behet Vjosa nëse fitojnë”.

Ky artikull përmban titull dhe përmbajtje të sajuar, pasi që asnjë lajm i ngjashëm nuk është arritur të gjendet i publikuar nga mediat kredibile në vendin tonë.

Shkrimi është publikuar nga portalet e dyshimta online si: “mergata.eu”, “neëkhobor24.com” dhe “gjithckafresh.info”.

Teksti i artikullit të publikuar nga këto portale të dyshimta:

EKSKLUZIVE: Arrihet koalicioni Albin Kurti – Vjosa Osmani, ne zgjedhjet e radhës bëhën bashkë, ja çka behet Vjosa nëse fitojnë

Koalicioni i shumë pritur është afër te ndodh, kjo për shkak se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë duke menduar qe te garojnë ne te njëjtin subjekt ne zgjedhe te radhës kurdo qoftë te mbaheshin ato.

Kujtojmë se Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, janë dy figurat te cilat po pelqehen me te madhe nga Kosovare dhe kur këta dy janë bashkë ne një listë atëherë pak kush mund ti ndal.

Vegëzat e artikullit të publikuar në këto portale të dyshimta:

https://mergata.eu/ekskluzive-arrihet-koalicioni-albin-kurti-vjosa-osmani-ne-zgjedhjet-e-radhes-behen-bashke-ja-cka-behet-vjosa-nese-fitojne/

https://newkhobor24.com/story/2020/12/01/ekskluzive-arrihet-koalicioni-albin-kurti-vjosa-osmani-ne-zgjedhjet-e-radhes-behen-bashke-ja-cka-behet-vjosa-nese-fitojne/?fbclid=IwAR3t5RfCoF2ey_LEY9xg_QxzTMqB7fkBN9ednHHKTSC_Iohm4uGv8PpOED8
https://gjithckafresh.info/portal/?p=376

Analiza:

Artikulli i publikuar nga këto portale të dyshimta përmban titull dhe përmbajtje të rreme. Pas verifikimit dhe kërkimit nga hibrid.info, përmes makinave të kërkimit, nuk është gjetur asnjë lajm i ngjashëm i publikuar nga mediat kredibile në Kosovë. Ky shkrim kategorizohet si “lajm i rremë”, “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere