Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titull që nuk sqaron se për cilën Qeveri bëhet fjalë

HIBRID

Portali i dyshimtë “Ingazetaa.com” ka publikuar një artikull me titull “E fundit: Qeveria merr masa të frikshme pas rritjes së madhe të rasteve, nga nesër mbyllen shkollat, restorantet”.

Në përmbajtjen e këtij artikulli shkruan për masat e Qeverisë së Çekisë, për mbylljen e të gjitha restorantet, baret dhe klubet deri më datën 3 nëntor, shkaku i rritjes së rasteve pozitive me virusin Korona.

Ndërsa, për dallim me përmbajtjen, vërehet se titulli i këtij artikulli është i manipuluar në atë formë që të fitojë audiencë, me vet faktin se nuk specifikohet se për cilin shtet bëhet fjalë. Me këtë manipulim, ky “medium” i cili ka synim audiencën kosovare, përpiqet që të rris lexueshmërinë e artikullit, përmes vendosjes së një titulli të interpretueshëm, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë masa të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës.

Artikulli origjinal i publikuar në “Ingazetaa.com”:

E fundit: Qeveria merr masa te fr.ikshme pas rritjes së madhe të rasteve, nga nesër mbyllen shkollat, restorantet dhe

Mbrëmjen e së hënës, Qeveria çeke njoftoi se, nga 14 tetori, të gjitha restorantet, baret dhe klubet do të mbyllen deri më 3 nëntor.

Të gjitha shkollat, përveç kopshteve, do të mbyllen deri më 2 nëntor dhe do të kalojnë në mësime online. Tubimet e njerëzve në publik do të kufizohen në gjashtë vetë.

Qeveria çeke ka ndërmarrë disa masa kufizuese edhe javën e kaluar, përfshirë mbylljen e palestrave, pishinave, kinemave, teatrove dhe muzeve. Kryeministri çek, Andrej Babis, tha se më 3 nëntor, masat do të rivlerësohen, zgjaten, modifikohen ose shfuqizohen.

Vegëza e artikullit të botuar në “Ingazetaa.com”:

https://ingazetaa.com/e-fundit-qeveria-merr-masa-te-fr-ikshme-pas-rritjes-se-madhe-te-rasteve-nga-neser-mbyllen-shkollat-restorantet-dhe/?fbclid=IwAR1uw3uLmZsVFlX78jREaF45tKLSqW0Ll3ZgOszjY2XQBIdOExWfgauU68M


Analiza:

Ky artikull përmban titull të ndryshëm krahasuar me përmbajtjen dhe i cili nuk specifikon se për cilin shtet bëhet fjalë, duke synuar kështu të tërheqë lexuesit të klikojnë në të. Ky shkrim kategorizohet si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere