Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Besim Dina nuk është bërë pjesë e asnjë partie politike

HIBRID

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “aktori dhe moderatori Besim Dina është bërë pjesë e një partie politike në Kosovë”.

Hibrid.info pasi ka verifikuar faktet në këtë artikull, del që titull i këtij artikulli është i rremë dhe i njejti nuk përputhet me përmbajtjen në tekst.

Në këtë artikull shkruan se Besim Dina ka vendosur që të mbështesë Mimoza Kusari – Lilën në kandidimin e saj si kryetare e komunës së Gjakovës. Mirëpo pretendimi se moderatori kosovar është bashkuar me ndonjë parti politike siç paraqitet në titull, rezulton të jetë i rremë.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2021/11/04/besim-dina-i-bashkohet-kesaj-partie/?fbclid=IwAR2YrLzsMQJbbo3EcoNK5qgXHRiI5fNnH4qXubltFYCpMlttmOVo-3q8LI8

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Në Kohë”, e cila numëron mbi 400 mijë ndjekës.

https://www.facebook.com/nekohe/posts/247094607451773


Më 24 tetor të këtij viti, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, kishte publikuar fotografi në profilin e saj në Facebook ku ishte së bashku me moderatorin Besim Dina, me mbishkrimin “‘Të lumtur me përgjigjen për Besimin: #VetëmMimozaPërGjakovën”.

Vegëza e postimit të Mimoza Kusari – Lilës në profilin e saj në Facebook:

https://www.facebook.com/mimozakusari/posts/10157878547600916


Rreth këtyre fotografive të Kusari-Lilës kishin raportuar edhe disa media online në Kosovë, vegëzat e të cilave mund t’i gjeni më poshtë.

https://indeksonline.net/besim-dina-e-perkrah-mimoza-kusarin-ne-garen-per-gjakove/

https://gazetainfokus.com/besim-dina-e-perkrah-mimoza-kusarin-ne-garen-per-gjakove/

https://www.kosovarja-ks.com/besim-dina-e-perkrah-mimoza-kusarin-ne-garen-per-gjakove/


Analiza:

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një artikull të cilit i ka vënë titull të sajuar se gjoja Besim Dina është bërë pjesë e një partie politike në Kosovë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se një gjë e tillë nuk është e vërtetë, pasi në tekst thuhet se Dina vetëm do ta mbështesë Kusari-Lilën në garën për kryetare të Komunës së Gjakovës.

Gjithashtu, Kusari-Lila më 24 tetor në llogarinë zyrtare të saj në Facebook kishte publikuar fotografi me Dinën me mbishkrimin “Të lumtur më përgjigjen për Besimin: #VetëmMimozaPërGjakovën”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere