Të fundit | Vazhdon publikimi i videove të gjeneruara me IA lidhur me zgjedhjet Të fundit | Kurti nuk tha se studentët shqiptarë gabuan që protestuan në Shkup dhe se M… Të fundit | Dëmtimi i një ambulance serbe në një fshat të Vushtrri paraqitet pa prova s… Të fundit | Postimet nuk sqarojnë se rritja e çmimit të bukës ka ndodhur në Maqedoninë… Të fundit | Spiropali nuk ka thënë se Vjosa Osmani, krerë të PDK-së dhe Baton Haxhiu ja… Të fundit | Pretendim i rremë se janë konfirmuar rastet e para të hantavirusit në Kosov… Të fundit | Si ndikojnë influencuesit politikë në zgjedhje? Të fundit | Video të gjeneruara me IA të ndërlidhura me zgjedhjet po qarkullojnë në med… Të fundit | Sondazh i rremë në emër të një kolegji universitar Të fundit | Nuk janë rritur shtesat për fëmijë dhe lehona, bëhet fjalë për premtim elek…
[ ARTIKULLI ]

Masat e reja anti-Covid dhe numri i të infektuarve, nuk kanë të bëjnë me Kosovën

HIBRID

Portali “Kosovapost.net” ka publikuar një artikull me titull “7.333 raste të reja me koronavirus, nga nesër hyjnë në fuqi masat e reja”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, i cili është vërtetuar se përmban titull përgjithësues, që nuk qartëson se për cilin shtet bëhet fjalë. Por në fakt, lajmi paraqet vendimin e autoriteteve të shtetit të Kroacisë për hyrjen në fuqi të masave të reja anti-Covid, pasi në këtë shtet gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 7 mijë e 333 raste të reja të infektimeve.

Duke ditur se portali “Kosovapost.net”, është i regjistruar në Kosovë dhe shumicën dërmuese të lexuesve i ka shqipfolës, artikulli me titull përgjithësues e jo sqarues, mund t’i dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se masat e reja anti-Covid kanë të bëjnë me Kosovën.


Pjesë nga artikulli i publikuar në “Kosovapost.net”:

Në 24 orët e fundit në Kroaci janë regjistruar 7.333 raste të reja të infektimit me koronavirus dhe 37 persona kanë vdekur, njoftoi sot Shtabi Kombëtar i Mbrojtjes Civile.

Sipas Shtabit, janë testuar 16.597 persona. Nga 42.242 raste aktive, 1.820 pacientë janë në spital, nga të cilët 249 janë me respiratorë.

Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, si pasojë e variantit omicron, nga nesër hyjnë në fuqi masat e reja epidemiologjike në vend.


Vegëza e artikullit të publikuar në “Kosovapost.net”:

https://kosovapost.net/7-333-raste-te-reja-me-koronavirus-nga-neser-hyjne-ne-fuqi-masat-e-reja/

Analiza:

Portali “Kosovapost.net” ka publikuar artikullin që ka të bëjë me Kroacinë, ku do të hyjnë në fuqi masa të reja anti-Covid, pas rritjes së numrit të të infektuarve.

Por, në publikimin e këtij artikulli është vendosur titull përgjithësues që nuk qartëson se për cilin shtet bëhet fjalë. Kjo mund të dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se ky vendim ka të bëjë me Kosovën, pasi ky portal është i regjistuar në vendin tonë dhe shumicën dërmuese të lexuesve i ka shqipfolës.

Nga analiza e kontrollit të fakteve e kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere