[email protected]
Vazhdon publikimi i artikujve që pretendojnë rrejshëm për lirimin e Thaçit
shape
shape
shape

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe, po vazhdojnë të publikojnë artikuj me tituj të sajuar, përmes së cilëve pretendojnë rrejshëm për një lirim të ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga Gjykata Speciale në Hagë.

Së fundi, portali i dyshimtë “banglarreporter.com” ka publikuar një artikull me titull të sajuar – “Vjen LAJMI BO MBË: Ja kur pritet të lirohet Hashim Thaçi”.

Pas trajtimit të bërë nga hibrid.info konstatohet se titulli i këtij artikulli është tërësisht i sajuar dhe, si i tillë, nuk korrespondon me përmbajtjen.

Në fakt, e gjitha që paraqitet në përmbajtje të këtij artikulli është kërkesa e avokatit mbrojtës të Thaçit, David Hooper, i cili kishte kërkuar nga trupi gjykues që të lirohet ish-Presidenti i Kosovës.

Përmbajtja e artikullit të publikuar nga “banglarreporter.com”:

Burimet nga Gjykata Speciale, bëjnë të ditur se David Hooper, avokat i Thaçit, ka bërë kërkesë për lirimin e tij me anë të një parashtrese prej 28 faqesh.

Parashtresa tanimë është dërguar te gjyqtari i procedurës paraprake, dhe në të janë të renditur argumentet se pse Thaçi duhet të lirohet sipas avokatit. Gjithashtu janë radhitur edhe kundër-argumentet ndaj pretendimeve të Prokurorisë së Specializuar të paraqitura në parashtrimet tjera si dhe në versionin e redaktuar të urdhër.

Para rreth katër ditësh, në adresën e gjyqtarit të Procedurës Paraprake, Nicolas Guillou, kanë arritur 28 faqe argumente nga avokati mbrojtës i ish-presidentit Thaçi, David Hooper, përmes së cilave kërkohet lirimi i përkohshëm i klientit të tij.

Hooper në adresimin e tij, i është përgjigjur të gjitha pretendimeve të Prokurorit Special, të ngritura në fletëarrestin ndaj Thaçit si dhe në parashtresat tjera të dërguara në gjykatë.

Vegëza e artikullit të “banglarreporter.com”:

https://banglarreporter.com/archives/7226?fbclid=IwAR2CZsJXZgOKAy7joLmQXTY6f9KsV1M0qXLJVzsKaFaU-vUv-pJH-abr-Xg
https://banglarreporter.com/archives/7226?fbclid=IwAR2CZsJXZgOKAy7joLmQXTY6f9KsV1M0qXLJVzsKaFaU-vUv-pJH-abr-Xg

Përmbajtja e artikullit është e përbërë nga një pjesë e një artikulli të vjetër (10 dhjetor 2020), i publikuar nga mediumi kosovar “radiokosovaelire.com”, lidhur me kërkesën e avokatit mbrojtës së Thaçit.

Vegëza e artikullit autentik të publikuar nga “radiokosovaelire.com”:



Artikuj me pretendime të ngjashme si ky, që kanë tituj të sajuar për lirimin e Thaçit nga gjykimi që po i bëhet në Hagë, publikohen vazhdimisht nga portale të dyshimta, të cilave nuk u dihet pronësia e autorësia (shih këtu). Hibrid.info i ka trajtuar disa të tilla, por për lexuesit po i sjellin vetëm 3 shembuj të ngjashëm (shih këtu, këtu dhe këtu).


Analiza:

Pretendimi i bërë në titullin e artikullit të “banglarreporter.com”, ku paralajmërohet lirimi i ish-Presidentit Hashim Thaçi, është tërësisht i sajuar. Autori i artikullit ka marrë pjesë të një artikulli tjetër kredibil, duke i vënë titull të pavërtetë e që nuk përgjigjet fare me përmbajtjen.

Bazuar në analizën e fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others

Translate »