Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

7 pika për identifikimin e përmbajtjeve “deepfake”

FESTIM RIZANAJ

A dëgjoni fjalë të panjohura ose deklarata të papritura nga një politikan apo personazh i famshëm në një imazh? Ngadalësoni. Kontrolloni përsëri. Mos harroni se mund të jetë një përmbajtje deepfake.

Deepfake, i cili është një kombinim i fjalëve angleze deep learning dhe fake, i referohet imazheve të krijuara duke përdorur teknika të inteligjencës artificiale për të imituar realisht fytyrat, lëvizjet dhe zërat e njerëzve.

Platforma turke për verifikimin e fakteve, teyit.org, ka përpiluar disa pika orientuese për identifikimin e përmbajtjeve deepfake duke dhënë shembuj nga politika turke.

Sytë

Një përmbajtje mund të jetë deepfake nëse:

  • ka lëvizje të panatyrshme të syve
  • nuk i hap e mbyll sytë
  • ka reflektime jonormale në bebëzat e syrit

Nëse kemi syze, reflektimet e papërputhshme në syze janë gjithashtu një e dhënë dyshuese.

Fytyra

Në video deepfake lëkura mund të duket e lëmuar ose shumë e rrudhur, ose një nishan në fytyrë mund të mos duket realist.

Shenjat identifikuese të përmbajtjes deepfake janë:

  • toni jonormal i lëkurës
  • ndryshimi i ngjyrës
  • hijet e gabuara rreth syve dhe muskujve

Flokët

Flokët në përmbajtjen deepfake mund të duke të ngrira, qimet e flokut mund të jetë në mos përputhje me njëra-tjetrën. Zbardhja e flokëve dhe plakja dhe rrudha e fytyrës dhe syve mund të jenë gjithashtu të papajtueshme me njëra-tjetrën. Po ashtu, mjekra mund të mos duket mjaft reale.

Dhëmbët

Algoritmet mund të mos funksionojnë në dhëmbë tek e tek, kështu që mungesa e një konturi të të gjithë dhëmbëve mund të jetë një e dhënë dyshuese.

Sinkronizimi

Nëse fytyra e personit në imazh nuk shfaq emocionin në harmoni me atë që ai thotë ose fjalët nuk janë në përputhje me lëvizjen e buzëve, imazhi që shikoni mund të jetë një përmbajtje deepfake.

Imazh ose zë (tingull) i paqëndrueshëm

Disa karakteristika për t’i dalluar përmbajtjet e rreme:

  • zëra robotik
  • shqiptimet e çuditshme të fjalëve
  • zhurma në sfond
  • edhe mungesa e zërit

Trupi apo qëndrimi

Teknologjia Deepfake shpesh fokusohet në fytyrë dhe jo në të gjithë trupin. Nëse një kuadër është jo proporcional ose i shkëputur nga tjetri përderisa personi kthen ose lëviz kokën, kjo lë për të dyshuar.

Mos harroni se sa më i famshëm të jetë një person, aq më e lehtë mund të jetë të prodhohet një përmbajtje deepfake pothuajse perfekte.

Burimi: teyit.org

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere