Të fundit | Videoja e vjetër e policisë së New York-ut paraqitet rrejshëm si eskortë e… Të fundit | Imazhi që paraqet një takim të Kurtit me Trumpin, i gjeneruar me IA Të fundit | Narrativa e Zakharovës pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: “Do të dënohen… Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor
[ ARTIKULLI ]

Këshilla se si të mos bini pre e lajmeve të rreme në internet gjatë 1 Prillit

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Data 1 Prill, e njohur gjerësisht si “Dita e Gënjeshtrave”, është një traditë e lashtë që vazhdon të mbetet e popullarizuar në mbarë botën.

Në kohën moderne të internetit, kjo traditë është përhapur shumë nëpërmjet mediave sociale.

Në media sociale e portale informative, në këtë ditë qëllimisht publikohen lajme të rreme e shaka kreative që shpeshherë ngjallin reagime të mëdha, e që disa prej tyre merren si të mirëqena nga lexuesit.

Shembull

Më 1 prill 2011, gazeta KOHA Ditore kishte publikuar një artikull me titullin “George Washingtoni me prejardhje shqiptare”. Në fund të artikullit, ishte përdorur fjala “Aprililili”, një referencë e qartë ndaj traditës së 1 Prillit, kur thuhen gënjeshtra për argëtim.

Megjithatë, kjo shenjë nuk e ka penguar që lajmi të shpërndahet si i vërtetë në vitet në vijim. Platforma Hibrid.info ka gjetur se artikulli është ripublikuar nga shumë media online si lajm i vërtetë edhe në vitet 2016, 2019 dhe 2022. (këtu, këtu dhe këtu)

Foto e lajmit të publikuar më 1 prill 20211 në gazetën Koha Ditore


Çka duhet të keni parasysh kur hasni në një përmbajtje të dyshimtë?

Verifikoni burimin:

Para se të shpërndani apo të besoni çdo lajm apo informacion të pazakontë në internet, duhet të siguroheni që të verifikoni burimin. Edhe nëse ajo përmbajtje është publikuar për të krijuar humor, duhet të keni kujdes para se të shpërndani atë, pasi që jo të gjithë mund ta kuptojnë humorin si ju.

Analizoni përmbajtjen:

Para se të besoni një informacion apo një lajm që duket i vërtetë, bëni një analizë të shpejtë të përmbajtjes.

Mos merrni gjithçka seriozisht:

Sidomos për 1 prill “ditën e gënjeshtrave”, shumë faqe dhe burime në internet publikojnë informacione të rreme në formë shakaje.  Duhet të keni parasysh që kjo është një ditë e veçantë dhe nuk duhet të merret gjithçka seriozisht.

Kërkoni sqarime:

Nëse e keni dyshimin për ndonjë informacion apo lajm që është publikuar, nuk ka asgjë të keqe të kërkoni sqarime ose të ndani dyshimet tuaja me miqtë dhe familjen. Komunikimi është çelësi për të shmangur “mashtrimet” që ndodhin me 1 prill dhe jo vetëm.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere