[email protected]
Nuk ka informacione se ka pasur fluturime të 10 helikopterëve në “zonën e Gazimestanit dhe Graçanicës”
shape
shape
shape

Faqja në Facebook “Gazeta NewBorn” ka publikuar të shtunën (15 tetor) një video të shkurtër prej 9 sekondash, imazhet e së cilës pretendohet se paraqesin fluturime të 10 helikopterëve në dy rajone në afërsi të Prishtinës.  

 “Çfarë po ndodh në Prishtinë: Rreth 10 helikopterë po lëvizin pa nderpre në zonën e Gazimestanit dhe Graçanicës”.

Mirëpo, në këtë video-material të shkurtër me mbishkrimin  “Çfarë po ndodh në Prishtinë: Rreth 10 helikopterë po lëvizin pa nderpre në zonën e Gazimestanit dhe Graçanicës”, të realizuar gjatë natës, shihet vetëm një mjet fluturues, ndërsa nuk dihet se ku është realizuar ajo.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit të kryer nga hibrid.info, një lajm i tillë nuk është gjetur në asnjë medium tjetër kredibil në vendin tonë.


Përshkrimi i videos së publikuar nga faqja “Gazeta NewBorn” në Facebook:

Lajmet e fundit|| Çfarë po ndodh në Prishtinë: Rreth 10 helikopterë po lëvizin pa nderpre në zonën e Gazimestanit dhe Graçanicës


Vegëza e videomaterialit të publikuar nga faqja “Gazeta NewBorn” në Facebook:

https://www.facebook.com/gazetanewborn/videos/498550528864962/

Në këtë postim, kjo faqe ka arritur të grumbullojë mbi 300 reagime, mbi 100 komente, si dhe është shikuar nga afro 40 mijë ndjekës.


Në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshjen Teknike Ushtarake të vitit 1999, por edhe me ligjet e tanishme në Kosovë, komandanti i misionit të KFOR-it, përkatësisht NATO-s, është përgjegjës për sigurinë e hapësirës ajrore të Kosovës. Si rrjedhojë e kësaj, të vetmit që kanë në posedim dhe mundësi operimi me mjete fluturuese të llojit helikopter, janë KFOR. (shih këtu)


Hibrid.info ka hulumtuar në ueb-faqen zyrtare të tyre si dhe në faqen në Facebook, e që nuk është gjetur ndonjë informacion lidhur me ndonjë operacion apo ushtrim nga kjo forcë në këtë zonë. (shih këtu dhe këtu)

Ndër të tjera, hapësira ajrore e Kosovës, që nga shtatori i vitit 1999 është pjesë e “Hapësirës së Përbashkët Operacionale të Ballkanit – JOA” të NATO-s, nën kontrollin operacional të Qendrës së Kontrollit të Operimeve të Kombinuara Ajrore 5 (Combined Air Operations Control 5 – CAOC5). (shih këtu)


Pra, ky xhirim nuk dihet saktësisht se ku dhe kur është realizuar, si dhe në të nuk shihen rreth 10 helikopterë duke fluturuar siç pretendohet në mbishkrimin e kësaj video.


Analiza:

Faqja në Facebook “Gazeta NewBorn” ka publikuar një video-material me pretendimin se rreth 10 helikopterë janë parë duke lëvizur në zonën e Gazimestanit dhe Graçanicës.

Mirëpo, në këtë videomaterial prej 9 sekondash, shihet vetëm një mjet fluturues, si dhe nuk dihet se ku është realizuar ajo, pasi që xhirimi është bërë gjatë natës. Gjithashtu, një informatë e tillë nuk është raportuar nga asnjë medium kredibil në Kosovë.

Se ky pretendim nuk është i saktë, e tregon fakti se nga KFOR-i nuk ka asnjë informacion lidhur me ndonjë operacion apo ushtrim nga ta, kur dihet se kjo forcë është e vetmja që gëzon të drejtën të shfrytëzojë hapësirën ajrore në gjithë territorin e Kosovës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Share With Others