Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Halil Kastrati nuk e ka strehuar në shtëpinë e pleqve “Jetimat e Ballkanit” të moshuarën që u sulmua fizikisht

HIBRID

Disa faqe në Facebook kanë publikuar një fotografi në të cilën shihet drejtuesi i shoqatës bamirëse, Halil Kastrati së bashku me një të moshuar.

Në përshkrimin e kësaj fotografie, këto faqe në Facebook kanë pretenduar se gruaja që shihet në këtë imazh është e moshuara që u sulmua fizikisht nga një infermiere në shtëpinë e pleqve në Pejë “Orenda” (2 nwntor).

Në këtë përshkrim pretendohet se Kastrati tashmë e ka strehuar të moshuarën në shtëpinë e pleqve “Jetimat e Ballkanit”.

Mirëpo, pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se kjo fotografi është e vjetër (21 tetor 2021) dhe se e moshuara që shihet në të nuk është e personi i sulmuar nga infermierja.

Disa nga faqet e shumta që publikuan këtë fotografi të vjetër, me pretendimin ta paraqesin si aktuale duke e ndërlidhur atë me rastin e të sulmuarës janë: “Dukagjini News”, “Gazeta Prishtina”, “Prishtina ShowBiz”, “Dardania Lajme”, “Mekuli Press” dhe “Gazeta Shqip”.


Pas hulumtimit të bërë përmes programit te automatizuar online për kontroll faktesh – “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë fotografinë autentike të publikuar në llogarinë personale të Halil Kastratit në rrjetin social “Instagram”, e cila është realizuar më 21 tetor 2021. (shih këtu fotografinë e dytë me radhë)


Këto faqe në Facebook këtë publikim të kësaj fotografie me përshkrim të sajuar, rezulton ta kenë bërë pas reagimit të bërë nga vetë Halil Kastrati, i cili dje (2 nëntor) në llogarinë e tij zyrtare në Facebook ka shprehur gatishmërinë që të moshuarën ta strehojë në shtëpinë e pleqve të cilën e ka ndërtuar organizata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” me ndihmën e donatorëve. (shih këtu)


Analiza:

Disa faqe në Facebook kanë publikuar një fotografi të vjetër të muajit teteor 2021, në të cilën shihet drejtuesi i shoqatës bamirëse, Halil Kastrati së bashku me një të moshuar.

Në përshkrimin e kësaj fotografie këto faqe kanë pretenduar rrejshëm se e moshuara që shihet në këtë imazh është e moshuara që u sulmua fizikisht nga një infermiere në shtëpinë e pleqve në Pejë “Orenda”, duke shtuar se Kastrati tashmë e ka strehuar atë në shtëpinë e pleqve “Jetimat e Ballkanit”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson këtë postim të këtyre faqeve si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere