[email protected]
Nuk ka pasur së fundmi konferencë në Shkup me panel Glauk Konjufcën, Shaip Kamberin dhe Marin Memën
shape
shape
shape

Faqja në Facebook “Pamfleti.com” ka publikuar sot (17 nëntor) një artikull me titull “Ngrihet Alarmi Në Beograd!!! Glauk Konjufca, Shaip Kamberi dhe Marin Mema në Shkup: Shqiptarët e bashkuar janë më të fortë”.

Pas verifikimit të fakteve të bëra nga hibrid.info është gjetur se ky lajm është i vjetër, i publikuar më 25 nëntor 2021, nga portali dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe – “fakte.buzz” me titull të rremë. (këtu)

Lajmi ndërlidhet me një diskutim të organizuar më 24 nëntor 2021 nga lëvizja studentore “Studim, kritikë, veprim”, në të cilin ka marrë pjesë kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca dhe deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, e që është mbajtur në Prishtinë dhe jo në Shkup siç pretendohet në titull.

hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në kohë reale (24 nëntor 2021) edhe në disa media në gjuhën shqipe.

Kjo faqe e cila numëron rreth 75 mijë ndjekës në Facebook, ka publikuar lajm të vjetër, me pretendimin ta paraqesë atë si aktual.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Pamfleti.com”:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid037vHawrxBCtYDActW7LJUJf2qqBri5NG8egrUaUQ9tqJAwCbhcZrkgRCUQSzwPHWKl&id=101118555235758


Ky artikull është publikuar në kohë reale (24 nëntor 2021) në disa media në gjuhën shqipe, pra në momentin kur është mbajtur diskutimi me pjesëmarrjen e protagonistëve të lartcekur. Pra, lajmi është i vjetër, ndërsa kjo faqe është munduar ta paraqesë atë si aktual.

Po ashtu, pretendimi se Konjufca, Kamberiu dhe Mema janë takuar në Shkup është dezinformus për shkak se diskutimi është organizuar në Prishtinë. Këtë e dëshmojnë raportime e kohës në disa media.(këtu, këtu)

Fakt tjetër është dëshmon se ky lajm është i vjetër, janë edhe postimet e fundit të organizatës “Studim, kritikë, veprim”, në mesin e të cilave nuk gjenden ndonjë postim që paraqet një ngjarje të tillë. (këtu)


Analiza:

Faqja në Facebook “Pamfleti.com” ka publikuar një lajm të vjetër të muajit nëntor të vitit 2021, atëkohë kur një diskutim i organizuar nga një lëvizje studentore i kishte bërë bashkë, Glauk Konjufcën, Shaip Kamberin dhe Marin Memën.

Në titull pretendohet se në Shkup janë bërë bashkë tre protagonistët e lartcekur e që nuk është vërtetë, për shkak se aktiviteti është mbajtur në Prishtinë e organizuar nga një lëvizje studentore e Prishtinës.

Kjo faqe është munduar që këtë artikull ta paraqesë si aktual duke bërë interpretime në titull.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson atë si “Clickbait”.


Arsyetimi: Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others