Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar
[ ARTIKULLI ]

Kjo fotografi nuk është bërë pas fitores së Kroacisë ndaj Brazilit

HIBRID

Portali informativ “Korrespodenti.com” ka publikuar dje (9 dhjetor) artikullin me titull “Pasi eliminuan Brazilin, disa tifozë me fanella kroate shihen duke bërë ‘sexhde’”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se fotografia ku shihen disa tifozë me fanella dhe flamuj të Kroacisë duke ekzekutuar përkuljen (sexhde), nuk është realizuar pas fitores së djeshme (9 dhjetor) ndaj Kombëtares së Brazilit, por e njëjta është në qarkullim të paktën që nga data 27 nëntor.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin informativ “Korrespodenti.com”:

https://korrespodenti.com/sporti/pasi-eliminuan-brazilin-disa-tifoze-me-fanella-kroate-shihen-duke-bere-sexhde/?fbclid=IwAR07GJAoB2Kqm19KZNPHUQe5jY7jq8SQATxPqULYQ9j0mmOjzyFTWNBn1VA


Ky artikull është publikuar më pas edhe nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Specialja.com”. (shih këtu)

Përveç në këto portale, artikulli është shpërndarë edhe në Facebook në faqet “Korrespodenti” dhe “Specialja”. (shih këtu dhe këtu)


Hibrid.info pas hulumtimit të bërë përmes programit te automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, ka arritur të vërtetojë se kjo fotografi është në qarkullim të paktën që nga data 27 nëntor.

Ajo është gjetur e publikuar në rrjetin social Twitter nga përdoruesi me emër “GudrovinaFC”. (shih këtu)


Bazuar në këtë datë (27 nëntor 2022) kur edhe është gjetur e publikuar kjo fotografi, rezulton që ajo të jetë realizuar pas ndeshjes që Kroacia e kishte fituar ndaj Kanadasë me rezultat 4:1. (shih këtu)


Analiza:

Portali “Korrespodenti.com” ka publikuar një artikull lidhur me fitoren e mbrëmshme (9 dhjetor) të Kroacisë ndaj Brazilit, ndërsa me anë të fotografisë ka pretenduar se tifozët kroatë pas kësaj fitore kanë ekzekutuar përkuljen (sexhde).

Mirëpo, pas verifikimit të fakteve dhe hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka vërtetuar se kjo fotografi nuk i përket kësaj ngjarje, pasi ajo është gjetur se është në qarkullim të paktën që nga data 27 nëntor.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere