[email protected]
Fotografia nuk përputhet me pretendimin
shape
shape
shape

Faqja në Facebook “Gazeta Plisi” ka publikuar sot (28 dhjetor) një fotografi nga ambienti i brendshëm i Aeroportit “Adem Jashari”, në të cilën shihet një fluks i madh i qytetarëve.

Në mbishkrimin e kësaj fotografie, kjo faqe ka shkruar “Live nga Aeroporti i Prishtines qindra mërgimtarë po shkojnë nga Kosova”.

Me këtë mbishkrim, kjo faqe duket se është munduar që, përmes imazhit të turmës së madhe të udhëtarëve, të pretendojë se ka rritje të fluksit të mërgimtarëve kosovar që po ikin jashtë vendit.

Nga lexuesit e kësaj faqe (shih këtu), shihet qartë se ky pretendim i bërë nga kjo faqe ka lënë të kuptohet se shumë qytetarë po ikin për në mërgim, duke e paraqitur këtë fenomen si të jashtëzakonshëm.


Postimi në Facebook nga faqja “Gazeta Plisi”:

https://www.facebook.com/Plisiofficial/posts/pfbid02SJRJrE7giY61FZbjG778PH9Q3Ej4uyyHzEP7GomDZY9zrviWd6FXyBuAy5Xedb3Ul


Disa nga reagimet e qytetarëve përmes komenteve në këtë postim:


Por, grumbullim i madh i qytetarëve, nuk ka të bëjë me një shtim të numrin të fluturimeve. Në fakt, e gjithë kjo ka ndodhur si pasojë e një alarmi për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”, pasi sot (28 dhjetor) Policia e Kosovës, në orët e paradites ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në Aeroportin ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë. (shih këtu njoftimin e Policisë së Kosovës)

Pasi që Policia e Kosovës para disa orësh ka njoftuar se kanosja me mjete shpërthyese ka qenë një alarm i rremë me qëllime të caktuara (këtu), kjo ka bërë që disa fluturime të anulohen dhe të njëjtat janë shtyrë për më vonë. (shih këtu)


Për ta qartësuar më shumë faktin, se ky grumbullim i qytetarëve nuk ka të bëjë me ndonjë “ikje të jashtëzakonshme” të mërgimtarëve nga Kosova, portali “Paparaci.com” ka realizuar para pak çastesh një video material ku shihet një numër i madh i qytetarëve brenda Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, që janë rikthyer pas njoftimit për rinisje të fluturimeve. (shih këtu)


Analiza:

Faqja “Gazeta Plisi” ka publikuar në Facebook një fotografi në të cilën shihet një numër i madh i qytetarëve në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë. Me anë të kësaj fotografie, kjo faqe është munduar ta paraqesë këtë fluks të madh të qytetarëve si diçka të jashtëzakonshme.

Megjithatë, ky numër i madh i qytetarëve është krijuar pas rinisjes së fluturimeve, pasi në orët e para të mëngjesit, Policia e Kosovës kishte njoftuar se Aeroporti “Adem Jashari” ishte mbyllur përkohësisht për shkak të një kanosjes me mjete shpërthyese.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim të “Gazeta Plisi” si “Manipulim i fakteve”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Share With Others