info@hibrid.info
Media për vaksinën ruse
shape
shape
shape

Njoftimi se Rusia është duke përparuar me vaksinën e saj të zhvilluar në vend për Covid-19, jo vetëm që ka çuar në shqetësime ndërkombëtare mbi sigurinë e saj, por gjithashtu ka gjeneruar një pjesë të madhe të dezinformatave dhe humorit në platformat e mediave sociale.

Në një shkrim të publikuar nga BBC, janë paraqitur disa nga postimet më të përhapura të këtij lloji.

Putin super-hero

Ka pasur shumë meme satirike në lidhje me njoftimin, të ndara në një varg gjuhësh. Disa e tregojnë presidentin rus Vladimir Putin si një superhero, siç është Spiderman apo Ironman, duke e shpëtuar botën.

Një nga portretet më të njohura që është shpërndarë në rrjete sociale, shihet Putin i hipur në ari me një shiringë gjigande të mbështetur në shpinë.

Një version i kësaj meme madje pretendon, në mënyrë të gabuar, se ajo u nda nga vetë zoti Putin.

Një tjetër postim i gjerë që paraqet festen për zbulimin e vaksinës në Rusi, u shfaq në një faqe në Facebook duke mbështetur Z. Putin, dhe është shpërndarë më shumë se 200,000 herë.              

Postimi tjetër viral krahason satelitin e parë sovjetik i cili “hapi rrugën për njerëzimin në hapësirë” me vaksinën ruse e cila “do t’i hapë rrugën e ardhshme pa Covid-19, maska ​​dhe izolim shoqëror”.

Rritja e shqetësimit ndërkombëtar se siguria mund të ketë qenë kompromentuar në zhvillimin e një vaksine, ka bërë që Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) të nxisë Rusinë të ndjekë udhëzimet ndërkombëtare të sigurisë në ktë drejtim.

Një përpjekje për ekzagjerim

Një tjetër postim tjetër popullor në Facebook pretendon se Rusia “ka shpëtuar vazhdimisht botën me vaksinat e saj”.

“Ky është një mbivlerësim i madh,” thotë Dr. Dora Vargha, një historiane dhe eksperte në kontrollin e sëmundjes së epokës së Luftës së Ftohtë.

Ky Postim rendit disa vaksina që janë “shpikur” në Rusi, mes tyre edhe ato për kolera dhe polio.

Në fakt, ishte shkencëtari francez, Louis Pasteur, që zbuloi vaksinën e parë të kolerës.

Më vonë në 1885, Jaime Ferran, një mjek spanjoll, zhvilloi një vaksinë që imunizoi, për herë të parë njerëzit, ndaj kolerës.

Një virolog amerikan, Dr. Jonas Salk, zhvilloi vaksinën e parë efektive kundër poliomielitit në 1955.

E pasuar me një përparimi tjetër të bërë menjëherë pas epokës së Luftës së Ftohtë me vaksinën e parë ndaj poliomielitit oral, që përdoret akoma për të zhdukur sëmundjen në të gjithë botën. Ky zbulim është paraqitur si projekt I përbashkët amerikano-sovjetik.

Por, si është raportuar nga mediat e Rusisë lidhur me zbulimin e vaksinës?

Lajmi për prodhimin e vaksinës, nga mediat publike në Rusi, është paraqitur si një arritje e madhe në luftën kundër virusit Korona.

Raportimet në televizionin kombëtar rus, krahasonin shpikjen ruse me arritjen e Bashkimit Sovjetik në rastin e Sputinik-ut, satelitit e parë në hapësirë.

Kanalet televizive shtetërore përmendën gjithashtu skepticizmin perëndimor në lidhje me vaksinën që, sipas tyre, është duke i kaluar të gjitha testet e kërkuara. Por këto shqetësime u hodhën poshtë shpejt duke I cilësuar ato si “xhelozi” dhe “sulme informacioni” ndaj Rusisë.

Si arsyetim tjetër të këtij zbulimi, mediat shtetërore po e marrin vaksinën ruse kundër Ebola-s në vitin 2016.

Share With Others

Translate »